Shtune, 27 Qershor 2020 07:08

Gjykata e Hamburgut Nuk e Lejon FAZ të Bëjë Akuza të Rreme Kundër Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK)

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Akuzimet për “torturë” dhe “ndalim të takimit me të afërmit” janë të rreme / FAZ ka veptuar në mënyrë të jashtëligjshme / nuk janë zbatuar parimet e raportimit të lejueshëm / MEK dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk janë dëgjuar

Gjykata rajonale e Hamburgut pranon padinë e NCRI-së kundër të përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) për shpifje kundër MEK

  • Gjykata e Hamburgut urdhëron FAZ të heqë tre akuzime të rreme kundër MEKnga artikulli i saj i 13 majit 2020 me titull, “Djalli Duhet të Jetë Duke Jetuar në Tiranë.”
  • Duhet të supozohet që akuzimet e përmendura janë të pavërteta. “Edhe nëse këto akuzime do të ishin deklaruar si të supozuara, nuk është e dukshme që këto parime të jenë zbatuar,” tha gjykata.

Pas padisë së bërë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) kundër një vargu akuzimesh shpifëse në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), me datë 13 maj 2020, kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe anëtarëve të saj që banojnë në Shqipëri, një gjykatë në Hamburg e ka urdhëruar gazetën t’i heqë këto akuzime të rreme të postuara në versionin online të saj dhe të mos i përsërisë ato.

Tre akuzat e rreme të publikuara nga FAZ dhe të kundërshtuara nga padia ishin si vijon:

  1. “Dezertorët, të poshtëruar si agjentë, raportojnë për torturë dhe persekutim brenda Organizatës.
  2. “Anëtarëve nuk u lejohet të kontaktojnë me të afërmit e tyre apo të mbajnë telefona celularë.
  3. Me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, dhe Arabisë Saudite, anëtarët e MEKfluturuan për në këtë vend mysliman [Shqipëri] në Ballkanin perëndimor në 2016-ën.

Përmes një vendimi gjyqësor, FAZ urdhërohet të paguajë “një gjobë deri në €250,000 që do të përcaktohet nga gjykata për secilin rast të shkeljeve. Nëse kjo shumë nuk mund të sigurohet, do të nxirret një urdhër ndalimi për maksimumi gjashtë muaj (për secilin rast në vend të gjobës maksimale prej 250,000 Eurosh, për një total prej maksimumi dy vitesh).

Sipas këtij vendimi, FAZ duhet të paguajë koston e gjyqit.

Sfondi i kësaj ngjarjeje:

Pas publikimit të këtij artikulli në FAZ.net, Zyra Përfaqësuese e NCRI-së në Gjermani kontaktoi me bordin redaktues të gazetës dhe i paraqiti dokumente që i hedhin poshtë këto akuzime me shkrim. Por gazeta hoqi vetëm tre gabime flagrante, ndërsa akuzimet e sipër-përmendura i mbajti. Për këtë arsye, NCRI bëri një padi kundër FAZ.

Vlen të përmendet që më 21 mars 2019, gjykata e Hamburgut pati nxjerrë një vendim ku urdhëronte revistën gjermane Der Spiegel të hiqte dy akuzime të ngjashme shpifëse në botimin e saj të 16 shkurtit 2019 kundër MEK dhe anëtarëve të saj në Shqipëri, dhe të mos i përsëriste ato. Sipas këtij vendimi, ashtu si në rastin e FAZ, Der Spiegel u kërcënua me një gjobë prej €250,000 ose gjashtë muaj burg për secilën shkelje. Der Spiegel i hoqi pjesët me shpifje nga versioni pdf i revistës në faqet e saj në gjermanisht dhe anglisht.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Zyra Përfaqësuese në Gjermani

25 qershor 2020

Lajmi i fundit