Premte, 10 Korrik 2020 07:47

Samiti Global për Lirinë e Iranit më 17 Korrik: Frika e Regjimit Iranian se do të Përmbyset nga Populli dhe Njësitë e Rezistencës të MEK

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Në situatën aktuale, diktatura fetare në Iran ka frikë nga kryengritja e madhe e nëntorit 2019 dhe nga skenari tmerrues i një përshkallëzimi të kryengritjes së ardhshme. Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar dhe Njësitë e Rezistencës e kanë tmerruar regjimin e mullahëve me fushatat e tyre të vazhdueshme.

Rezistenca Iraniane i ka tronditur gjithashtu mullahët duke ekspozuar përmasat e vërteta të tragjedisë së koronavirusit në Iran dhe duke zbardhur veprimet e fshehta të liderëve të regjimit në rritjen e numrit të viktimave.

Fakti është që kryengritjet e nëntorit 2019 dhe janarit 2020 vërtetuan strategjinë e Njësive të Rezistencës në shumë qytete të Iranit. Mullahët i portretizojnë vazhdimisht Rezistencën Iraniane dhe Muxhahedinët e Popullit (Mujahedin-e Khalq, PMOI ose MEK) në Ashraf 3 të Shqipërisë si forca kryesore për ndryshim regjimi në Iran.

Fashizmi fetar në Iran, tashmë i rrethuar nga kriza të brendshme e të jashtme dhe i gjendur në fazën e fundit të jetës së tij të turpshme, po përpiqet dëshpërimisht të mbijetojë duke e demonizuar e duke komplotuar për terrorizëm kundër alternativës së tij demokratike – MEK dhe NCRI.

Në këtë situatë, Rezistenca Iraniane do t’i dërgojë një mesazh botës mbarë përmes Samitit Global për Lirinë e Iranit më 17 korrik 2020, mesazhin se përmbysja e bankierit qendror të terrorizmit dhe luftënxitjes do të ndodhë. Ky samit është në solidaritet me protestat e popullit iranian dhe mbështet Njësitë e Rezistencës brenda vendit.

Në Samitin Global për Lirinë e Iranit, ne përkujtojmë titujt krenarë të popullit dhe Rezistencës Iraniane, si dhe kryengritjen historike të 21 korrikut 1952, dhe përvjetorin e themelimit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në vitin 1981. Gjithashtu, me rastin e përvjetorit të masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, përkujtojmë 30,000 martirët, dhe këmbëngulim që autorët e asaj masakre të përballen me drejtësinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Si udhëheqës i Rezistencës Iraniane, Z. Massoud Rajavi ka thënë: Khamenei dhe Rouhani kanë ndërmarrë një strategji që shkakton numër të madh viktimash njerëzore, duke i dërguar njerëzit në fushat e minuara të Koronavirusit për ta mbrojtur regjimin nga rreziku i rebelimit dhe përmbysjes, i gjendur përballë sanksioneve. Kjo është vazhdimësia e po asaj lufte anti-patriotike dhe e masakrës së të burgosurve në kushtet e sotme. Nëse për regjimin e Velayat-e-Faqih, çdo vdekje është një mundësi dhe një bekim, ne duhet ta shndërrojmë në një potencial për përmbysjen e regjimit me njëqind herë më shumë revoltë e betejë. Mundësitë për tiraninë fetare dhe regjimin anti-njerëzor kanë mbaruar. Çlirimtarët po fitojnë.

Dhe siç tha Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, në një konferencë ndërkombëtare më 20 qershor:

Përmbysja e regjimit klerikal mbetet kërkesa e palëkundur e popullit iranian. Kryengritjet në nëntor 2019 dhe janar 2020 përfaqësuan angazhimin e zjarrtë të popullit për ta implementuar atë.

Me protestat dhe grevat e tij, dhe me veprimtaritë e operacionet e Njësive të Rezistencës, populli iranian i afrohet çdo ditë e më shumë përmbysjes së regjimit.

Është realizimi i këtij objektivi arsyeja pse të burgosurit politikë vazhdojnë të  durojnë në burgjet e Iranit dhe të qëndrojnë të palëkundur përballë ithtarëve të Khamenei-t.

I takon komunitetit ndërkombëtar ta dëgjojë këtë mesazh:

E kemi thënë e përsëritur gjithmonë se ky regjim nuk duhet të lejohet të posedojë as edhe një plumb të vetëm; nuk duhet të fitojë as edhe një dollar të vetëm nga nafta, dhe nuk duhet të shpenzojë as edhe një dollar të vetëm nga të ardhurat që i përkasin popullit iranian.

Gjithashtu, Rezistenca Iraniane e ka theksuar që shumë kohë më parë se kërkon rikthimin e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër regjimit.

Ne theksojmë që sanksionet ndërkombëtare duhet të përfshijnë çdo formë të tregtisë së armëve me regjimin.

Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e rinisë së rebeluar, Njësive të Rezistencës, dhe popullit iranian për të rezistuar kundër tiranisë fetare.

Liderët e regjimit duhet të përballen me drejtësinë në gjykatat ndërkombëtare për vrasjen e 120,000 fëmijëve të popullit iranian, përfshirë masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, dhe vrasjen e mbi 1,500 protestuesve iranianë në nëntor 2019.

Për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, situata e popullit iranian nuk do të përmirësohet. Siç ka thënë Znj. Rajavi: “Katër dekada plaçkitjeje e shpërdorimi të pasurisë së popullit iranian për programet anti-patriotike bërthamore e raketore, si dhe për terrorizëm e luftënxitje, e kanë shkatërruar infrastrukturën e vendit. Pavarësisht pranisë së mjekëve e infermierëve më të aftë, regjimi e ka lënë popullin tonë të pambrojtur në luftën kundër virusit. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund varfërisë, korrupsionit, papunësisë, dhe sëmundjes është përmbysja e regjimit klerikal dhe themelimi i demokracisë dhe sovranitetit popullor.”

Lajmi i fundit