Premte, 31 Korrik 2020 11:31

Marrëdhënie të forta miqësore midis anëtarëve të MEK në Ashraf 3 dhe popullit shqiptar

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Në 2016-ën, Shqipëria mori një hap të guximshëm për të strehuar anëtarët e lëvizjes opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), të cilët gjendeshin nën sulme të vazhdueshme me raketa në Kampin Liberty në Irak. Kjo iniciativë e guximshme shënoi fillimin e një miqësie të gjatë mes popullit shqiptar dhe Rezistencës Iraniane.

Por nxiti gjithashtu edhe një valë të re sulmesh nga ana e regjimit iranian, sulme që si gjithmonë kanë për qëllim ose t’i eliminojnë fizikisht anëtarët e MEK në Shqipëri, ose t’ua njollosin reputacionin në sytë e popullit shqiptar.

Por pavarësisht fushatës denigruese të regjimit iranian, populli, shoqëria dhe politikanët shqiptarë kanë krijuar lidhje miqësore shumë të forta me anëtarët e MEK që janë sot në Ashraf 3, në Shqipëri.

Ashraf 3, shtëpia e 3,000 anëtarëve të lëvizjes opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Në kontrast me këtë, regjimi është përballur me një varg pengesash në fushatat e tij të terrorit dhe marrëdhënieve me publikun në Shqipëri. Më 19 dhjetor 2018, Shqipëria dëboi dy diplomatë të regjimit iranian, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia, për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.” Sipas autoriteteve dhe politikanëve shqiptarë, këto masa tregojnë se sa i tmerruar është Teherani nga MEK.

Kjo pikë u theksua edhe më tej gjatë tubimit të përvitshëm të Rezistencës Iraniane, Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020, që u mbajt online këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky event lidhi bashkë 30,000 lokacione në 102 shtete dhe përfshiu fjalime e komente nga shumë politikanë e personalitete shqiptare, të cilët theksuan marrëdhëniet miqësore të politikanëve dhe shoqërisë shqiptare me MEK-un.

Pandeli Majko, ish-kryeministër socialist i Shqipërisë, e përshkroi MEK-un si një opozitë dhe alternativë të besueshme ndaj regjimit në Teheran, e cila mund të rindërtojë një marrëdhënie të re mes popullit iranian dhe botës e rajonit, dhe tha: “Statusi i marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Iranit është pa dyshim diplomaci në nivelin zero. Shqipëria ka marrë një pozicion të qartë përballë të ardhmes së Iranit pasi ne mendojmë që liria do të jetë e ardhmja e këtij vendi e kombi të madh që është Irani. Ne besojmë se MEK janë një platformë besimi dhe marrëdhënieje mes Iranit dhe botës.”

“Shqipëria është shtëpia e juaj e dytë sot,” tha Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe lideri historik i Partisë Demokratike. Berisha e pohoi edhe një herë me forcë vendimin e mençur të qeverisë për ta dëbuar ambasadorin iranian dhe bëri thirrje për këputjen e plotë të lidhjeve diplomatike me regjimin e mullahëve, si një përgjigje e nevojshme ndaj akteve terroriste të planifikuara kundër MEK-ut.

Më 19 dhjetor 2018, Shqipëria dëboi dy diplomatë të regjimit iranian, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia, për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.” Sipas autoriteteve dhe politikanëve shqiptarë, këto masa tregojnë se sa i tmerruar është Teherani nga MEK.

Albanian personalities and political figures spoke at the Iranian Resistance annual gathering, the Free Iran Global Summit 2020 which was held online in connection with 30,000 locations in 102 countries in support of MEK members in Ashraf 3.Personalitete dhe figura politike shqiptare folën në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane, Samiti Global për Lirinë e Iranit 2020, i cili u mbajt online në lidhje me 30,000 lokacione në 102 shtete, në mbështetje të anëtarëve të MEK në Ashraf 3.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se, gjatë dekadave, mullahët e Iranit kanë treguar një sjellje të dhunshme e agresive, të përsëritur e të paprovokuar, kundër vetë popullit të tyre, fqinjëve të tyre, dhe komunitetit global të kombeve. “Pasojat e kësaj sjelljeje kanë patur një kosto të lartë. Që nga vrasjet, tek torturimet ndaj qytetarëve iranianë, tek shtypja e dhunshme e manifestimeve politike në vitet 1999, 2009, dhe 2017, dhe vrasja e protestuesve të panumërt iranianë në nëntor 2019, tek marrja në shënjestër e personelit amerikan nga Libani në Irak, e deri tek strehimi, krijimi dhe dhënia e ndihmës për organizatat terroriste, regjimi iranian e ka konfirmuar që është i gatshëm të bëjë çfarëdo që të duhet për ta mbajtur pushtetin, në kurriz të jetëve të pafajshme dhe stabilitetit rajonal,” tha Basha.

Fatmir Mediu, lideri i Partisë Republikane të Shqipërisë, theksoi se populli shqiptar u qëndron përkrah anëtarëve të MEK në luftën e tyre për ta çliruar Iranin. “Mendoj se është koha që shqiptarët ta besojnë që, nëse ju kemi strehuar dhe ju kemi bërë të ndiheni si në shtëpinë tuaj, atëherë ju luftoni për një kauzë të drejtë. Ne duhet t’ju bashkohemi në veprimet tuaja,” tha ai.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e qeverisë shqiptare që ka ndihmuar dhe mbështetur zhvendosjen e anëtarëve të MEK këtu në Shqipëri, nën udhëheqjen e kryeministrit tonë Edi Rama, që gjithashtu ka shpallur zyrtarisht se këto janë kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Elona Gjebrea, ish Zëvendës Ministre e Brendshme.

Shumë deputetë e personalitete të tjera politike shqiptare folën gjatë Samitit Global për Lirinë e Iranit, duke përfshirë ish-ministren shqiptare Drita Avdyli, deputeten Grida Duma, deputetin Edmond Spaho, ish-deputeten Valentina Leskaj, deputetin Endri Hasa, deputetin Namik Kopliku, deputeten Orjola Pampuri, dhe deputeten Fatbardha Kadiu.

Emiriana Sako, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, një qytet pranë Ashraf 3, tha: “Është në traditën tonë t’i hapim dyert për njerëzit që janë në rrezik. Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e MEK kanë krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetet lokale. Ashraf 3 ka luajtur një rol pozitiv në zonë dhe u ka ofruar ndihmë humanitare banorëve vendas. Ju uroj një rikthim të shpejtë në vendin tuaj sapo të themelohet liria dhe demokracia.”

Në një mesazh për Samitin Global për Lirinë e Iranit, anëtarët e Bashkisë Manzë, një qytet fqinj me Ashraf 3, thanë: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf 3, dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Ne shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Urojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”

Gjatë tërmetit të 2019-ës i cili shkatërroi një pjesë të madhe të bregut perëndimor të Shqipërisë, anëtarët e MEK në Ashraf 3 ofruan ndihma humanitare dhe donacione për njerëzit e zonës të prekur nga fatkeqësia. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjdhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), është takuar personalisht me banorët e Manzës të cilët ishin dëmtuar nga tërmeti. Z. Muharrem Sula, kryetari i bashkisë së qytetit, ka theksuar se, që nga themelimi i Ashraf 3, anëtarët e MEK kanë ndërtuar marrëdhënie të sinqerta me qytetarët shqiptarë në zonë.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), takohet me viktimat e tërmetit në Shqipëri- dhjetor 2019.

Në mesazhin e lexuar nga Bashkia Manzë gjatë Samitit Global për Lirinë e Iranit thuhet: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf 3, dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Ne shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Urojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”

Figura të tjera sociale shqiptare që shprehën miqësinë e tyre me anëtarët e MEK në Ashraf 3 dhe mbështetjen e tyre për Rezistencën Iraniane në luftën për liri e demokraci në Iran, ishin: Sevim Arbana, kandidate për Çmimin Nobel për Paqen në 2005-ën dhe aktiviste e mirënjohur për të drejtat e grave, shkrimtarja Diana Çuli, kompozitori Zhani Ciko, avokatja Margarita Kola, si dhe Dashamir Uruçi, president i Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile.

Albanian President Ilir Meta visits Ashraf 3, MEK Camp in Albania, and meets Maryam Rajavi - September 13, 2019

Më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta kishte vizituar Ashraf 3 më 13 shtator 2019, dhe ishte takuar me Znj. Maryam Rajavi.

Gjithashtu, Arqipeshkvi George Anthony Frendo i katedrales qendrore katolike të Tiranës, Arqipeshkvisë Metropolitane të Shën Palit, e mirëpriti zonjën Rajavi në meshën e Krishtlindjeve në dhjetor 2019, ku ai ndau lutjen për popullin iranian i cili është “i shtypur, dhe duron dhimbjen e vuajtjen.”

Lajmi i fundit