Marte, 11 Gusht 2020 16:33

Si Veprojnë Mullahët në Shqipëri pas Dëbimit të Dy Prej Diplomatëve të Tyre Terroristë?

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Pasi që Qeveria e Shqipërisë dëboi Mohammad Ali ArzPeyma dhe Ahmad Hosseini Elsat, dy diplomat-terroristë të tjerë të regjimit klerik, në janar të vitit 2020, dhe ushtroi vigjilencë më të madhe në lidhje me veprimtaritë e ambasadës së mullahëve, Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS)  dhe Forcave terroriste Quds që po kryejnë aktivitetet dhe komunikimet e tyre me agjentët e tyre indirekt nga Teherani në vendet e Ballkanit dhe të Evropës Perëndimore.


Massoud Khodabandeh dhe gruaja e tij Anne Singleton, agjentë famëkeq të MOIS me qendër në Londër, që të dy janë në kontakt të përditshëm me disa agjentë vendorë të MOIS në Shqipëri, përfshirë Gjergji Thanasi dhe Olsi Jazexhi. Thanasi dhe Jazexhi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentët e MEK të rekrutuar nga MOIS, duke përfshirë Hassan Heyrani. Agjentët lokalë veprojnë në një kafene në zonën e Freskut të Tiranës, ku koordinojnë aktivitetet e tyre të spiunazhit. Heyrani, i cili administron Kafenenë, gjithashtu paguan qiranë dhe kostot e tjera të përfshira në të.


MOIS po i organizon mercenarët e vetë përmes dy agjentëve, Hassan Heyrani dhe Gholamreza Shekari, të cilët po maskohen si "ish-anëtarë" ose "anëtarë të ndarë" të MEK. Një tjetër agjent, Ehsan Bidi, i cili u demaskua nga Komiteti i Sigurisë dhe Kundër terrorizmit i NCRI, është mbajtur në arrest shtëpie në një kamp të mbyllur që prej gushtit 2019. Gjatë kësaj periudhe, ai merte para dhe informacione përmes agjentëve të tjerë të regjimit.

 

Herë pas here, MOIS depoziton para në llogaritë e ndërmjetësve në Shqipëri, dhe ata i dërgojnë fondet në para Heyranit dhe Shekarit për t'u shpërndarë në mesin e agjentëve të tjerë. Dërgimi i parave direkt nga brenda Iranit është një mënyrë tjetër për të siguruar para për këta mercenarë. Për shembull, në disa raste, Maria Shekari, motra e Gholamreza Shekari, një bashkëpunëtore e inteligjencës në Kermanshah, transferoi para në llogarinë e vëllait të saj në Shqipëri, dhe ai i shpërndau paratë midis mercenarëve të tjerë sipas listës.


Në të njëjtën kohë, këta mercenarë janë vendosur në kontakt me agjentët e tjerë të MOIS në vendet e tjera evropiane për të marrë pjesë në përpjekjet e koordinuara për demonizimin e MEK dhe për të justifikuar aktivitetet e tyre terroriste. Disa nga ata agjentë duke përfshirë Khodabandeh, Singleton, Mohammad Karami, Mohammad Hossein Sobhani, Ghorban_Ali Hosseinnejad, Ali-Akbar Rastgoo, Reza Jebli, dhe Davood Baghervand. Në bashkëpunim me Heyrani, Sobhani botuan artikuj nën emrin e "ish-anëtarëve" në faqen e internetit të Ministrisë së Inteligjencës, të quajtur "Shoqata Nejat".



Komiteti i Sigurisë Kundër terrorizmit i NCRI rithekson nevojën për të ndjekur penalisht dhe dëbuar agjentët e inteligjencës të IRGC nga Evropa, dhe për të zbatuar vendimin e 29 Prillit 1997 të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

 

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI)

Komisioni i Sigurisë dhe Antiterrorizmit 

10 Gusht, 2020

Lajmi i fundit