Enjte, 03 Shtator 2020 09:32

Banditët e regjimit iranian kundër luftëtarëve të lirisë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Më 21 gusht, 2020, SH.B.A. sanksionuan trembëdhjetë iranianë për shkak të vrasjes së Prof. Kazem Raxhavi një disident i njohur, pranë shtëpisë së tij në Gjenevë, Zvicër në 1990. NY Times në 21 Gusht shkruajti: "Raxhavi ishte vëllai i udhëheqësit të Muxhahedinëve të Popullit ... Zyra Evropiane e Muxhahedinëve në Paris në atë kohë lëshoi ​​një deklaratë duke cituar Massoud Raxhavin të thoshte se Ambasada iraniane në Zvicër organizoi vrasjen. "
Sigurisht, mund të thuhet se në historinë e fundit, nuk ka pasur ndonjë vend si Irani që të përdorë si shtypjen e brendshme ashtu edhe terrorizmin ndërkombëtar.
Së bashku me vrasjen dhe torturimin e kundërshtarëve të tij, regjimi gjithashtu ushtron presion mbi familjet e disidentëve, veçanërisht të afërmit e anëtarëve të Moxhahedinëve (MEK), duke imponuar kështu tortura të vazhdueshme psikologjike ndaj anëtarëve të MEK në Ashraf 3 në Shqipëri.
Teherani është 3,500 kilometra larg nga Tirana. Për të imponuar tortura psikologjike ndaj viktimave të tij, regjimi iranian kapërceu këtë distancë duke rekrutuar dy shqiptarë, Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi, duke i kthyer në partnerë në krimet e tij fashiste.
Dy motra të cilat u torturuan në burgjet iraniane për lidhjen e tyre me MEK dhe aktualisht jetojnë në Shqipëri zbuluan se si Gjergji Thanasi promovon materiale të Ministrisë Iraniane të Inteligjencës (MOIS) kundër tyre dhe MEK në Facebook-un e tij.
Gholamali Narimi, një tjetër anëtare e MEK në Ashraf 3, tha se më 10 korrik, Olsi Jazexhi zhvilloi një intervistë në internet me vëllain e tij më të vogël dhe me gruan e tij. "Në këtë intervistë," shpjegoi ai, "Jazexhi me një gënjeshtër absolute për mua dhe anëtarët e MEK, që banojnë në Ashraf 3, mundohet të nxisi këta të dy të fyejnë dhe të bëjnë akuza penale kundër meje dhe MEK,për të cilët unë jam krenare që jam anëtare  ".
Bahman Mohammad Nexhad, në një intervistë nga Ashraf 3 tha: “MOIS ka nxjerrë vëllain dhe gruan time së bashku me motrën time dhe fëmijët e saj në internet; Jazexhi ishte në internet gjithashtu nga Shqipëria. Në fakt, nën sundimin e fashizmit fetar, të flasësh për realitetin, veçanërisht për opozitën, do të çojë në një dënim të rëndë. Prandaj, ata duhej të më akuzonin mua dhe MEK-un në videon në internet. Përmes kësaj mase dasha keqe, mullahët me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre në Shqipëri, nxisin familjarët të urrejnë njëri-tjetrin në mënyrat më të ndyra. Sigurisht, për shumë vite, objektivi kryesor i regjimit ka qenë përgatitja e terrenit për aktivitetet e veta terroriste kundër MEK-ut. ”

 Disa nga ata që Jazexhi interviston në internet në Iran dhe përpiqet t'i sjellë në Shqipëri punojnë drejtpërdrejt për MOIS dhe Forcën terroriste Quds. Për shembull, Jazexhi intervistoi Soraya Abdollahi, e cila pretendonte se djali i saj ishte rrëmbyer nga MEK dhe po mbahej në Ashraf kundër vullnetit të tij, dhe më vonë e postoi intervistën në YouTube. Soraya Abdollahi ka një të kaluar tëpasur e të qënit një agjente e Forcës Quds. Ndërsa banorët e Ashraf 3 ishin ende në komunitetin e tyre origjinal të njohur si Kampi Ashraf në Irak, Abdollahi u soll në Ashraf për një vit nga Forca terroriste Quds së bashku me agjentë të tjerë iranianë, kanë përdorur 320 altoparlantë të fuqishëm për të frikësuar dhe imponuar me tortura psikologjike kundëri anëtarëve e MEK-ut gjatë gjithë kohës.
Kjo video nga kampi Ashraf në Irak tregon se si ajo kërcënoi anëtarët e MEK dhe tha se do ta kthente kampin në pluhur dhe do të varte disa banorë të cilët i identifikoi me emër.

Së bashku me imponimin e torturave psikologjike ndaj anëtarëve të MEK, Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi, ndihmojnë terrorizmin e regjimit iranian në Shqipëri. Në mes të gushtit, sipas medias shqiptare, një agjent iranian, Ehsan Bidi, u konsiderua persona non grata dhe u urdhërua të dëbohej.
Në vitin 2013, MOIS mundësoi udhëtimin e Ehsan Bidi në Shqipëri nga Rumania me një pasaportë iraniane. MEK thotë se ai është një agjent i rrezikshëm i regjimit iranian. Por duke postuar pa u lodhur lajme të trilluara, Jazexhi dhe Thanasi janë përpjekur të ndihmojnë MOIS në mbajtjen e Bidi në Shqipëri dhe anulimin e dëbimit të tij.
Të zhytur në kulturën e prapambetur dhe shtypëse të mullahëve, këta të dy, Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi përdorin të njëjtin turp dhe vulgaritet kundër MEK, dhe më keq. Ndërkohë, gënjeshtrat dhe lajmet e tyre të rreme zbardhin komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe kështu rrezikojnë sigurinë e popullit shqiptar dhe të refugjatëve.

Lajmi i fundit