Djele, 10 Janar 2021 22:16

Mos u gënjeni nga teoritë konspirative të Khamenei-t lidhur me COVID-19

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Sot në një fjalim të transmetuar në televizion, Lideri Suprem i regjimit iranian ndaloi importimin e vaksinave të COVID-19 të prodhuara nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Nëse SHBA dhe Pfizer mund të bëjnë vaksina, duhet t’i përdorin për vete për të parandaluar numrin e madh të vdekjeve në atë vend,” tha Ali Khamenei.

Lideri Suprem i regjimit i quajti këto vaksina “jo të besueshme” duke shtuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar duan t’i “testojnë vaksinat e tyre në vende të tjera”. Ai foli gjithashtu për të ashtu-quajturën vaksinë “të prodhuar në Iran” e cila supozimisht është testuar në vullnetarë javën e shkuar. Khamenei e quajti këtë vaksinë “krenaria e vendit”.

Pas komenteve të Khamenei-t, zëdhënësi për Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit tha se kërkesa e Iranit për vaksina nga Pfizer ishte anulluar. Gjysmëhëna e Kuqe kishte thënë më 28 dhjetor se 150,000 vaksina Pfizer do të importoheshin në Iran me ndihmën e “bamirësive” amerikane.

Përpara kësaj, në fund të marsit 2020, Ali Khamenei pati pretenduar se virusi i COVID-19 ishte “i ndërtuar specifikisht për Iranin duke përdorur të dhënat gjenetike të iranianëve” dhe pati refuzuar ndihmat amerikane për luftimin e këtij virusi vdekjeprurës që ka vrarë mbi 198,000 njerëz në Iran.

Atëherë pse ka nisur befas Khamenei të sajojë teori konspirative që e bëjnë të duket si plak i rrjedhur?

Sepse ai do një justifikim për ta vonuar sa më shpejt vaksinimin. Ndryshe nga liderët e tjerë botërorë, ai nuk do t’ia dijë për mijëra vdekjet nga virusi në vendin më të prekur nga pandemia në Lindjen e Mesme. Në fakt, politikat e regjimit që nga fillimi i pandemisë i kanë lehtësuar vdekjet nga koronavirusi. Pandemia e ka ndihmuar regjimin dhe deri tani ka parandaluar zhvillimin e protestave të mëdha, si ato që shpërthyen në Iran në 2019-ën dhe në fillim të 2020-ës pas rrëzimit të fluturimit ukrainas PS752 nga IRGC.

Ky ndalim nga Khamenei i ka zemëruar iranianët, shumë prej të cilëve po shprehin opinionet e tyre aspak të mira për diktatorin iranian në internet ndërkohë që unë shkruaj.

A do të shkaktojë protesta në rrugë ky ndalim i ri i vaksinave së bashku me problemet ekonomike? Do të na duhet të presim për ta kuptuar këtë. Por një gjë është shumë e qartë. COVID-19 nuk do të rrijë përgjithmonë, edhe nëse kështu dëshiron Khamenei.

Lajmi i fundit