Hene, 11 Janar 2021 17:02

Me Ndjekje Penale të Njëpasnjëshme, Europa do të Arrijë Gradualisht t’i Kërkojë Llogari Regjimit Iranian

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Më 22 janar, një gjykatë belge pritet që të japë dënimin për një diplomat terrorist iranian me emrin Assadollah Assadi, i cili akuzohet se ka shfrytëzuar privilegjet e tij diplomatike për të sjellë eksplozivë ne Europë dhe për t’ua dorëzuar ato në dorë dy operativëve iraniano-belgë të cilët kishin për detyrë t’i shpërthenin eksplozivët në një tubim emigrantësh iranianë jashtë Parisit. Rasti i tij është i pari i këtij lloji, edhe pse ai nuk është aspak i pari diplomat iranian që ka patur rol në veprimtaritë e njohura terroriste të regjimit iranian.
Çështja Assadi është një shenjë shpresëdhënëse që tregon se qeveritë perëndimore më në fund po ndërmarrin një përqasje më serioze për t’u kërkuar llogari zyrtarëve iranianë për sjelljet e tyre malinje në skenën botërore. Ky është një test për BE-në.
Pasi ta japë vendimin e vet gjykata belge, kjo shpresë do të shumëfishohet më tej nga hapja e një çështjeje tjetër në Suedi. Dhe kjo çështje tjetër do të ketë rëndësi jo vetëm për viktimat potenciale perëndimore te terrorizmit shtetëror të Iranit, por edhe për viktimat e brendshme të dhunës politike të Teheranit.
I pandehuri në çështjen suedeze është një ish-zëvendës prokuror, hetues, dhe anëtar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) me emrin Hamid Noury. Ai njihet për rolin që ka luajtur në krimin më të rëndë kundër njerëzimit që ka ndodhur ndonjëherë në Iran: masakra e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.
Deri në verën e 1988-ës, ai kishte punuar për disa vite nën Assadollah Lajevardi, drejtorin famëkeq të burgut Evin, dhe kishte demonstruar një prirje për nxjerrjen e rrëfimeve nga të burgosurit me anë të torturës. Pozicioni dhe reputacioni i tij e bënë atë një kandidat kryesor për të punuar me “komisionin e vdekjes” që ishte mbledhur atë verë në përgjigje të një fatwa të lëshuar nga Lideri Suprem i regjimit Khomeini, në të cilën ai deklaronte se të gjithë të burgosurit politikë që mbeteshin besnikë ndaj Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) duhet të ekzekutoheshin.

Lajmi i fundit