Merkure, 13 Janar 2021 08:42

Politika e mos ndërveprimit është efektive kundër shpërblimit iranian

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Regjimi iranian ka tentuar dy akte të qarta shantazhi në fillim të kësaj jave. Nga njëra anë, regjimi kapi një anije-cisternë me flamur koreano-jugor përpara vizitës së planifikuar të një të dërguari nga Korea e Jugut për të diskutuar mundësitë për lirimin e aseteve të ngrira iraniane me vlerë shtatë bilion dollarë. Dhe nga ana tjetër, regjimi nisi procesin e pasurimit të uraniumit me 20 përqind, domethënë vetëm një hap të vogël teknik larg pasurimit të nevojshëm për prodhimin e një arme.

Irani është i dëshpëruar për të marrë lëshime të tjera nga komuniteti ndërkombëtar.

Këto dy zhvillime bëjnë pjesë në një kuadër shumë më të gjerë sjelljesh përmes të cilave regjimi ka tentuar, me shkallë të ndryshme suksesi, të nxisë ndjekjen e politikave paqësuese nga fuqitë perëndimore. Incidenti në Ngushticën e Hormuzit të hënën ishte një rast peng-marrjeje, që ka qenë karakteristikë përcaktuese e regjimit iranian që menjëherë pas revolucionit të 1979-ës. Praktikisht, akti i parë i rendit të ri ishte shkaktimi i krizës 444-ditëshe në ambasadën amerikane në Teheran, gjë që rezultoi aq e vlefshme për regjimin saqë ai iu vu punës për ta rikrijuar atë në kontekste të tjera.

Persona me shtetësi të huaj e të dyfishtë janë mbajtur peng pak a shumë në mënyrë të vazhdueshme në Iran për shumë vite. Disa prej tyre janë mbajtur nën kërcënimin e ekzekutimit dhe disa madje e kanë humbur vërtet jetën, ndërsa të tjerë janë shkëmbyer me sukses me iranianë të arrestuar si kriminelë në vende të tjera, ose për para, ose për ndonjë shpërblim tjetër material. Fatkeqësisht, vendet që kanë qenë shënjestra të këtyre hileve shumë rrallë e kanë parë të arsyeshme të kundërveprojnë seriozisht. Por regjimi i Iranit pa dyshim që e di mirë faktin se rrezikon të humbasë shumë më tepër si rezultat i intensifikimit të presionit nga jashtë sesa ç’mund të fitojë duke kërcënuar jetët perëndimore apo interesat perëndimore.

Ka shenja shpresëdhënëse se disa politikë-bërës europianë kanë nisur ta kuptojnë këtë fakt. Dhe disa prej tyre kanë patur sukses që tani në vënien e pengesave për strategjitë e shantazhit e peng-marrjes të Teheranit.

Lajmi i fundit