Marte, 09 Shkurt 2021 14:39

Fjalimi i Guvernatorit Tom Ridge në Konferencën Online të Rezistencës Iraniane pas njoftimit të një dënimi me 20 vjet burg për një diplomat iranian

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Fjalimi i Guvernatorit Tom Ridge flet Sekretar i Parë i SHBA për Sigurinë e Atdheut në panelin online të Rezistencës Iraniane – 4 shkurt 2021: 

Kjo ishte një kujtesë për botën për faktin që ky ishte një akt terrorizmi shtetëror. Ka një varg aktesh që tregojnë se ky është një vend që ka vepruar me pandëshkueshmëri e paturpsi dhe kundër normave të shoqërisë civile. Ata kanë sjellë kaos e shkatërrim për të ecur drejt realizimit të qëllimeve të veta.

E vërteta është se ky është një shtet vagabond, dhe dhe ka vepruar në mënyrë të tillë për dyzet vite. Ky është thjesht eventi terrorist më i fundit. Ata e kanë eksportuar terrorizmin në Europë në raste të shumta. Ata mbështesin Hamas dhe Hezbollah. Ata mbështesin proksit në Bahrein, Siri, Liban, Jemen, dhe Irak. Kanë torturuar e ekzekutuar mijëra individë. Kanë promovuar komplote në Afrikë. Ata kërcënojnë ujërat ndërkombëtare. Po përpiqen të prodhojnë bomba bërthamore.

Presidenti Bush e pati përshkruar regjimin si një pakicë e pazgjedhur që kërkon t’i shtypë shpresat e popullit iranian për liri. Këto shpresa janë shprehur më së miri nga NCRI. Për ato shtete që duan ta mohojnë terrorizmin e Iranit, veprimi më i rëndësishëm që mund të ndërmarrin është thjesht ta njohin NCRI-në si mishërim të aspiratave dhe shpresave të popullit iranian për liri.

 

Lajmi i fundit