Marte, 23 Shkurt 2021 13:30

Zgjedhjet e Rreme Presidenciale të Regjimit Iranian: Një Bllokim Strategjik

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Regjimi iranian do të zhvillojë zgjedhjet e rreme presidenciale në qershor. Për këtë arsye, grindjet e brendshme të regjimit janë intensifikuar në mesin e krizave ndërkombëtare e të brendshme të mullahëve. Ngaqë zgjedhjet e rreme parlamentare të mullahëve u bojkotuan, tani të dy grupimet paralajmërojnë njëri-tjetrin se edhe zgjedhjet presidenciale do të kenë të njëjtin fat, dhe se mund të ketë edhe një kryengritje.

Pas 40 vitesh shtypje, eksport terrorizmi, dhe varfëri të madhe për shkak të keqmenaxhimit të tij, regjimi tashmë nuk mund ta qetësojë shoqërinë me anë të pretendimeve të rreme për moderacion apo reforma.

Gjatë protestave madhore të Iranit në 2018-ën dhe 2019-ën, njerëzit thërrisnin “reformistë, konservatorë, loja mbaroi,” duke i refuzuar të dy grupimet e duke bërë thirrje për ndryshim regjimi. Ata demonstruan edhe një herë dëshirën e tyre për ndryshim regjimi duke bojkotuar zgjedhjet e rreme parlamentare në shkurt 2020.

Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka nevojë që të ketë një pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që t’i japë legjitimitet regjimit të tij në mesin e izolimit ndërkombëtar, pas vrasjes së 1500 protestuesve gjatë kryengritjes së nëntorit, pas shpërthimit të koronavirusit, dhe pas krizës aktuale ekonomike.

Lajmi i fundit