Premte, 26 Mars 2021 11:49

Iran, Khamenei pranon se regjimi i tij është në një rrugë pa krye

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

koha jone

Në fjalimin e tij të përvitshëm me rastin e Novruzit, Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, e pranoi në mënyrë të nënkuptuar se regjimi i tij është në një situatë të keqe, duke u ankuar se disa kritikë përpiqen të “krijojnë një përshtypje negative… dhe të tregojnë se jemi në një rrugë pa krye.”

Në përpjekje për ta përmbysur përshtypjen e gjendjes së mjeruar të diktaturës fetare, Khamenei pretendoi se rrethanat dhe zhvillimet e fundit kanë qenë në favor të tij dhe të sistemit të tij. Ai e shpërfilli me qëllim gjendjen shpërthyese të shoqërisë që ka shkaktuar një numër kryengritjesh mbarëkombëtare, si dhe rritjen e rezistencës së organizuar kundër regjimit të tij.

 

Ky fjalim përshkroi në mënyrë hipokrite të kundërtën e situatës së regjimit:

“Kisha dëgjuar disa njerëz të thoshin se situata e amerikanëve ka ndryshuar sot që nga vitet 2015 dhe 2016 kur u nënshkrua JCPOA. Situata ka ndryshuar, kështu që edhe JCPOA duhet ndryshuar. Po, jam dakord, por situata ka ndryshuar në favor të Iranit, jo në favor të SHBA dhe jo në favorin tuaj!”

Komentet e liderit suprem ngrenë tre pyetje kryesore:

Çfarë qëllimi ka ai me këtë propagandë?
A ka ndryshuar situata?
Nëse po, a ka qenë ky ndryshim në favor të Velayat-e-Faqih apo të atyre që kërkojnë ndryshim regjimi?
Ndryshimi i rrethanave
Komentet e Khamenei-t të kujtojnë fjalët e thëna në Senatin e SHBA më 3 mars 2021 nga Ëendy Sherman, e nominuara e presidentit amerikan për postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit, e cila ka marrë pjesë në negociatat që çuan në paktin bërthamor me Iranin në 2015-ën.

“Përqasja e Biden ndaj paktit bërthamor me Iranin rrjedh domosdoshmërisht nga situata në të cilën jemi tani,” tha Sherman. “Situata ka ndryshuar, gjeopolitika e rajonit ka ndyrshuar, dhe si rrjedhim, përqasja jonë duhet të ndryshojë në përputhje me këto ndryshime.”

Për ta fshehur situatën e mjerueshme të një regjimi në prag të rrëzimit, Khamenei nuk ka zgjedhje tjetër veçse ta përmbysë këtë ekuacion me propagandë. Ky fakt është përforcuar edhe nga dështimi i Khamenei-t në përpjekjen për ta ringjallur politikën e paqësimit apo për të sjellë heqjen e sanksioneve në muajt pas marrjes së pushtetit nga administrata Biden.

A ka ndryshuar situata që nga viti i miratimit të JCPOA-së?

Një krahasim i thjeshtë
Në 2015-ën, vitin e paktit bërthamor me Iranin, i cili quhet Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit:

Politika mbizotëruese e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane ishte ta paqësonin regjimin klerikal në Iran. Edhe pse Këshilli i Sigurimit kishte miratuar gjashtë rezoluta kundër regjimit, negociatat po kërkonin një zgjidhje të ndërmjetme dhe donin t’i bënin lëshime regjimit për ta frenuar atë.
Regjimi nuk ishte përballur ende me kryengritje mbarëkombëtare siç do të përballej në janar 2018dhe nëntor 2019.
Gjendja e trazuar e shoqërisë iraniane nuk ishte e dukshme për botën siç është sot, që kjo gjendje duket se është në prag të shpërthimit.
Sistemi Velayat-e-Faqih mundi ta nxiste politikën e paqësimit duke promovuar idenë e rreme të ekzistencës së reformistëve brenda regjimit.
Terrorizmi i regjimit po përhapej me efektshmëri në Siri, Irak, Liban, Jemen, dhe gjetkë nën udhëheqjen e Qassem Soleimani, komandantit të Forcës Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në janar 2020.
Opozita kryesore, MEK, e kishte bazën në Irak dhe ishte objekt i sulmeve të përsëritura raketore e terroriste, si dhe presioneve të tjera.
Në 2021:

Politika e paqësimit është margjinalizuar plotësisht dhe ekonomia e regjimit ka arritur në pikën e asfiksisë. Jo vetëm që administrata e re në Shtetet e Bashkuara nuk i ka hequr sanksionet, por ka kërkuar edhe zbatim pa kushte të paktit bërthamor nga ana e regjimit. Hussein Raghfar, një ekonomist i regjimit, ka shkruar në të përditshmen shtetërore Ebtekhab:
“Ekonomia e vendit ka qenë viktimë e oligarkisë së vendit në këto dekada të fundit, dhe tani qeveria është në të njëjtën rrugë, dhe nëse kjo rrugë e tendencë nuk ndryshon, situata në Iran do të përkeqësohet në të ardhmen.”
Kryengritjet e mëdha shoqërore, me shprehjen e qartë të kërkesës popullore për ndryshim regjimi, ia kanë tronditur tokën nën kombë mullahëve. Këto kryengritje e kanë bërë regjimin të brishtë e të pashpresë.
Shoqëria iraniane është gati për kryengritje dhe për rrëzimin e regjimit. Në këtë atmosferë, edhe një protestë e thjeshtë mund ta shpërthejë shoqërinë dhe t’i derdhë njerëzit nëpër rrugë.
Kryengritja e janarit 2018 i bëri një dëm të pandreqshëm narrativës së rreme të një tendence reformiste brenda institucioneve të regjimit. Protestuesit në mbarë vendin e refuzuan këtë narrativë me sllogane që kishin në shënjestër si “reformistët” ashtu edhe “konservatorët” dhe deklaruan që “loja ka marrë fund.”
MEK, si grupi kryesor përbërës i NCRI-së, alternativës demokratike ndaj regjimit, ka dalë nga rrethimi shtypës me njësitë e tij të rezistencës që janë aktive në të gjitha qytetet e Iranit. Të rinjtë iranianë po u bashkohen këtyre njësive rregullisht dhe në numër të madh.
Eksportit të terrorizmit nga regjimi dhe thellësisë së tij strategjike në Siri, Irak, e vende të tjera të rajonit i është dhënë një goditje e madhe nga humbja e Qassem Soleimani, kreut të forcave terroriste Quds.
Me këtë krahasim të thjeshtë, shihet qartë që Khamenei e ka gabim. Situata ka ndryshuar jo në favor të fashizmit fetar, as në favor të politikës së shtypjes, por në favor të popullit iranian, rezistencës së tij kundër regjimit, dhe forcave të tjera që mbështesin një lëvizje popullore për ndryshimin e qeverisjes në Iran.

Lajmi i fundit