Merkure, 07 Prill 2021 07:23

Llogaritë e lidhura me PMOI/MEK dhe ato të NCRI-së nuk janë fshirë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Në kundërshtim me pretendimet e diskredituara e të dyshimta, të cilat mirëpriten nga regjimi iranian dhe operativët e lobet e tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë e lidhura me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur. Akuza qesharake për ekzistencën e një grupi në Shqipëri, i lidhur me PMOI/MEK, i cili bën postime provokative online, është absolutisht e rreme.

Kjo akuzë krejtësisht e pabazë është sajuar fillimisht në vitin 2018 nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar. Citimi i artikujve e burimeve me natyrë të dyshimtë apo të lidhura me regjimin iranian për të sulmuar Rezistencën Iraniane është një fushatë shumë e njohur demonizimi së cilës i mungon besueshmëria.

Facebook mund t’i kishte kontrolluar dhe mund t’i kontrollojë ende të gjitha llogaritë që supozohet se janë të lidhura me Rezistencën Iraniane dhe me zyrat e PMOI-së apo zyrat përfaqësuese të NCRI-së në Shtetet e Bashkuara dhe në kryeqytetet europiane.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

6 prill 2021

Lajmi i fundit