Djele, 18 Prill 2021 14:38

Kryeqyteti iranian, Teheran: 84 përpjekje për vetëvrasje të regjistruara vetëm në një ditë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Të paktën 84 persona kanë tentuar vetëvrasje  vetëm në një ditë në kryeqytetin iranian, Teheran, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rokna.

Nga e enjtja, 15 prill deri të premten, 16 prill, 84 përpjekje për vetëvrasje janë regjistruar në pjesë të ndryshme të Teheranit, nga të cilat 12 vetëvrasje rezultuan me vdekje.

Sipas raportit, tetë persona kryen vetëvrasje me vetëgjymtim, tre duke varur veten, 15 me helmim dhe 11 me mbidozë të drogës.

Raporti tha se 58 viktima u dërguan në spital pas vetëvrasjes dhe 14 refuzuan të shkonin në spital. Njëri vdiq në vendin e ngjarjes dhe të tjerët nuk kishin nevojë të dërgoheshin në spital.

Të paktën 10 deri në 12 njerëz kanë vdekur dhe 74 janë shpëtuar pasi u dërguan në spitale.

 

Është varfëria dhe papunësia që i shtyn iranianët drejt vetëvrasjes

Shkaqet kryesore  të vetëvrasjeve në Iran  janë varfëria dhe papunësia. Raportet tregojnë se 11 nga 15 rastet e vetëvrasjes ishin për arsye financiare.

Mediat shtetërore gjithashtu deklarojnë se nivelet e vetëvrasjeve ndikohen shumë nga çështjet ekonomike.

 

Irani fsheh shkallën e lartë të vetëvrasjeve

Një sociolog iranian tha në nëntor të vitit 2019  zyrtarët mundoheshin të tregoheshin të përmbajtur nga njoftimi i shkallës së lartë të vetëvrasjeve midis banorëve të Ilamit, një qytet në Iranin perëndimor. Salar Kasraie tha se gratë në atë provincë kishin filluar të kryenin vetëvrasje me pilula dhe helm në vend të vetë-djegies e konstatuar kjo gjë në një takim mbi gratë në Ilam.

Vërejtjet e tij u manipuluan nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve ILNA.

"Për fat të keq, nivelet e vetëvrasjeve në Ilam nuk njoftohen nga autoritetet përkatëse dhe ky është një problem që unë kam pasur gjatë hulumtimit tim për vetëvrasjet midis njerëzve të Ilamit," tha ai në takim.

Në qershor të vitit 2020, e përditshmja shtetërore Jahan-e San’at tha se vetëvrasjet ishin rritur me 23% në Iran.

E përditshmja tha se tendencat në rritje të vetëvrasjeve në Iran ishin një formë proteste ndaj varfërisë duke shtuar se kjo prirje së shpejti do të kthehej në protesta mbarëkombëtare.

"Duke studiuar hartën e provincave kryesore në lidhje me Indeksin e Mjerimit në Iran, ne mund të kuptojmë raportin e inflacionit dhe papunësisë ndaj shfaqjes së protestave shoqërore", shkroi e përditshmja më 13 qershor.

 

Lajmi i fundit