Djele, 25 Prill 2021 14:02

Iran: Dënimi me vdekje është një mjet i shtypjes politike

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Të mërkurën, Amnesty International publikoi një raport mbi gjendjen globale të dënimit me vdekje, duke arritur në përfundimin se “pamja e përgjithshme e 2020-ës ka qenë pozitive.” Por, siç vë në dukje edhe vetë raporti, kjo bën kontrast të fortë me situatën në disa vende që kanë vazhduar ta implementojnë dënimin me vdekje me pandëshkueshmëri, madje edhe gjatë pandemisë. Nga 18 vendet që e kanë bërë këtë, Irani spikat duke mbajtur gjallë reputacionin e vjetër si shteti me numrin më të madh të ekzekutimeve per capita.

Vetëm Kina, me popullsinë e saj prej mbi një bilion njerëzish, besohet se ësthë përgjegjëse për një numër më të madh ekzekutimesh në vit. Por Kina nuk ofron regjistrime zyrtare për dënimet me vdekje, dhe raportet nga burimet e pavarura kanë tendencën të jenë të paplota dhe të vështira për t’u gjetur. Nga shtetet për të cilat disponohen të dhëna, asnjë nuk i afrohet shifrave të Iranit.

Në fakt, raporti i Amnesty International thotë se regjimi iranian “e ka përdorur gjithnjë e më shumë dënimin me vdekje si një mjet për represion politik kundër disidentëve, protestuesve, dhe pjesëtarëve të grupeve minoritare etnike, në shkelje të ligjit ndërkombëtar.” Vrasje të tilla janë një tipar i gjithimonshëm i regjimit iranian, por tendenca për përshkallëzim është motivuar pa dyshim nga një rritje paralele e aktivizmit politik që synon një ndryshim themelor të sistemit në pushtet.

Duke filluar nga ditët e fundit të 2017-ës e duke vazhduar në një pjesë të madhe të janarit 2018, banorët e mbi 100 qyteteve iraniane të mëdha e të vogla morën pjesë në një kryengritje anti-qeveritare me thirrjet “vdekje diktatorit” dhe shprehje të qarta dënimi si për grupimet “konservatore” ashtu edhe për ato “reformiste” që e ndajnë pushtetin brenda regjimit teokratik. Që në atë kohë janë publikuar raporte të shumta për dënime me vdekje kundër pjesëmarrësve në kryengritje, gjë që e shton potencialisht bilancin e vdekjeve të kryengritjes, i cili fillimisht përfshinte rreth 60 individë që, ose ishin qëlluar për vdekje gjatë protestave, ose ishin vrarë nën torturë menjëherë pas arrestimit.

Lajmi i fundit