Marte, 04 Maj 2021 14:37

Regjistrimi Audio i Zarif-it Konfirmon Faktin që Terrorizmi dhe Diplomacia e Regjimit Iranian Veprojnë Krah për Krah

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Audio e një interviste me Mohammad Javad Zarif,  ministrin e jashtëm të regjimit iranian, është publikuar në mediat shtetërore nga fillimi i kësaj jave. Ky regjistrim i ka shtuar grindjet e brendshme të regjimit.

Në këtë intervistë, Mohmmad Javad Zarif konfirmon se politika e jashtme e mullahëve ka për qëllim vetëm të justifikojë terrorizmin e regjimit. Zarif përpiqet të fajësojë Qassem Soleimani-n, krye-mjeshtrin e terrorit të regjimit, i cili u vra nga një sulm amerikan me dron në janar 2020.

Soleimani ishte komandant i Forcave Quds Gardës Revolucionare (IRGC). Soleimani më përpara e eklipsonte Javad Zarif-in në çështjet e politikës së jashtme, si në rastin kur Zarif u përjashtua nga bisedimet me diktatorin sirian të mbështetur nga Irani, Bashar al-Assad.

Intervista me Zarif konfirmon se eksporti i terrorizmit nga regjimi ka qenë burimi kryesor i vendimeve të teokracisë në pushtet për sa i përket politikës së jashtme. Zarif përpiqet t’ia vërë fajin Soleimani-t, duke thënë se fokusi ushtarak e ka penguar diplomacinë e regjimit. Por shumë nga deklaratat e mëparshme të tij japin një përshtypje tjetër, duke përfshirë një fjalim të 2019-ës gjatë një vizite në zyrat qendrore të IRGC-së, fjalim ku ai pati deklaruar se ai dhe Soleimani zhvillonin diskutime strategjike javë për javë dhe nuk kishin mospërputhje mendimesh.

Lajmi i fundit