Iran Probe - Mediat shqiptare

Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), vizitoi zonat e goditura nga tërmeti në Manëz dhe Durrës, dhe u takua me njerëzit e prekur nga tërmeti. Rajavi u shprehu familjeve keqardhjen e saj, si dhe shpresën se vuajtja e tyre do të marrë fund sa më…
Dënon vrasjet masive në Iran. Mbështet kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian. Njeh NCRI-në si Alternativën Legjitime ndaj Tiranisë së Mullahëve. Iranianët janë ngritur përsëri për të ardhmen e familjeve dhe vendit të tyre. Në mes të nëntorit, miliona iranianë dolën nëpër rrugë në 200 qytete të vendit dhe kërkuan përmbysjen e diktaturës fetare që sundon Iranin dhe themelimin e demokracisë…
Hengameh Haj Hassan është njëra nga mijëra gratë iraniane që luftojnë për lirinë e vendit dhe popullit të vet dhe që ka rezistuar kundër diktaturës që sundon Iranin. Ajo iu bashkua Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit pas revolucionit të 1979-ës dhe përmbysjes së Shahut në Iran. Ka kaluar shumë vite në burgun e mullahëve, i ka rezistuar tortureve…
Shqipëria, në krah të vendeve që iu është cenuar siguria nga Irani 27/09/2019 - Nga Maela Marini TIRANË, 27 shtator/ATSH-Maela Marini/ “Ne na u desh të reagonim me vendosmëri në lidhje me një sërë aktivitetesh të paligjshme të Iranit kundër interesave të sigurisë sonë kombëtare dhe ne qëndrojmë të vendosur në krah të vendeve, që janë dëmtuar nga aktivitete të…
Politikanë botërorë takohen me Muxhahedinët në Shqipëri 19:58 - 13 Korrik, 2019 / Koha Jone Të shtunën më 13 korrik 2019 në Ashraf 3, ku banon grupi kryesor opozitar iranian, Muxhahedinët (MEK), në Shqipëri, u mbajt një konferencë ndërkombëtare mbi Iranin. Për herë të parë, qindra personalitete nga të dy krahët e politikës dhe nga të dy anët e Atlantikut…
Zëvendës Presidenti amerikan përkrah rezistencës se popullit iranian Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence vuri theksin mbi rezistencën e popullit iranian kundër regjimit të mullahëve. Duke iu referuar demonstratës së madhe të mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit –PMOI/MEK- në kryeqytetin Uashington DC, Zëvendës Presidenti Pence tha në Face the Nation të CBS-së të dielën, “ajo që duam të…
Mijëra iranianë, proteste në Bruksel kundër regjimit të mullahëve Disa mijëra iranianë, mbështetës të Rezistencës Iraniane, u bashkuan mbasditen e sotme më 15 qershor në një protestë madhore në Bruksel për të shprehur solidaritetin e tyre me kryengritjen e popullit iranian për demokraci dhe të drejtat e njeriut, si dhe kundërshtimin e tyre ndaj shtypjes, luftënxitjes, proliferimit bërthamor, dhe eksportit…
Konferencë e opozitës iraniane NCRI: Mekanizmi i funksionimit të makinerisë së terrorit dhe spiunazhit të Teheranit Uashington- Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Zyra Përfaqësuese në SHBA (NCRI-US) ka mbajtur një konferencë për shtyp për të detajuar partneritetin e ngushtë midis Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në projektimin dhe ekzekutimin…
Faqja 1 di 4

Lajmi i fundit