Konferencë e opozitës iraniane NCRI: Mekanizmi i funksionimit të makinerisë së terrorit dhe spiunazhit të Teheranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Konferencë e opozitës iraniane NCRI: Mekanizmi i funksionimit të makinerisë së terrorit dhe spiunazhit të Teheranit

Uashington- Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Zyra Përfaqësuese në SHBA (NCRI-US) ka mbajtur një konferencë për shtyp për të detajuar partneritetin e ngushtë midis Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në projektimin dhe ekzekutimin e operacioneve terroriste jashtë vendit.
Zëvendës Drejtori i NCRI-US, Alireza Jafarzadeh, diskutoi arsyet prapa vendimit të Iranit për kryer veprimtari terroirste në tokën perëndimore në një pikë kaq kritike të diplomacisë dhe politikës.

Ambasadori Adam Ereli, Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit në kohën e administratës së George W. Bush, shërbeu si moderator për këtë event.

Duke marrë në shqyrtim terrorizmin e Teheranit, Jafarzadeh diskutoi në mënyrë specifike dhjetë incidente të ndodhura vitet e fundit (2016 – 2018) në SHBA, Shqipëri, Britani, Gjermani, Danimarkë, dhe në Hollandë. MOIS & Ministria e Punëve të Jashtme e regjimit janë të përfshira në mënyrë direkte dhe komplotet e Teheranit nuk kryhen nga elementë vagabondë. Këto objektiva janë operacione shumë të mirë-planifikuara e të mirë-menaxhuara që projektohen në rangjet më të larta në Teheran.

Në një pjesë të fjalës së tij, Jafarzadeh tha: “Në 2016-ën, një zyrtar shumë i lartë i MOIS, Gholam Hossein Mohammad-Nia, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e negociatave bërthamore mes Iranit dhe 5+1, u bë ambasador i regjimit në Shqipëri. Zyrtarë të tjerë të lartë të MOIS u dërguan në Shqipëri në mënyrë që të përgatisnin terrenin për komplote terroriste kundër opozitës iraniane, Muxhahedinëve (MEK), në këtë vend ballkanik. MOIS kishte në plan të shpërthente një bombë në festimet e vitit të ri, Nowruz, një event i zhvilluar nga MEK në Shqipëri. Autoritetet vendase mundën t’i kapnin dy agjentët e regjimit iranian të përfshirë në këtë komplot.”

Ai shtoi se: “Në 2018-ën pati një shtim të madh të komploteve terroriste të Teheranit në tokën perëndimore, nga Shtetet e Bashkuara tek Franca e Shqipëria. Një “diplomat” i regjimit ndodhet aktualisht në burg në Belgjikë, pesë “diplomatë” të tillë janë përjashtuar nga vendet europiane, dhe disa agjentë të tjerë të MOIS, duke përfshirë dy në Shtetet e Bashkuara, mbahen në burg, të gjithë me akuza terrorizmi e spiunazhi.

Konferenca e së mërkurës prezantoi gjithashtu publikimin e librit më të fundit të NCRI-US, “Emisarët Iranianë të Terrorit: Si e drejtojnë ambasadat e mullahëve rrjetin e spiunazhit dhe vrasjeve.”

Më poshtë vijojnë fragmente nga kjo konferencë për shtyp:

 IRGC dhe MOIS janë të lidhura për sa i përket komploteve terroriste. Pesë vendim-marrës të lartë janë të përfshirë në aparatin e terrorit të regjimit, dhe çdo vendim merret me kusht që të jetë miratuar nga Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, që kryesohet nga Presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, vë firmën për të gjitha komplotet terroriste, gjë që tregon se si “i moderuari” Rouhani është i përfshirë direkt.

MOIS është agjensia që qëndron në krye të terrorizmit të regjimit jashtë vendit. Organizata e Inteligjencës e IRGC-së është e përfshirë direkt në represionin e brendshëm, dhe një pjesë e saj e quajtur “Forca Quds”, është e fokusuar kryesisht në komplotet terroriste në Lindjen e Mesme dhe herë pas here edhe në Europë.

Ambasadat e regjimit jashtë vendit ofrojnë qendra inteligjence për MOIS, imunitet diplomatik, dokumentacion, mbulim, para, madje edhe eksplozivë, municione dhe armë. Të gjitha këto ofrohen nga ambasadat iraniane. Nëse terroristët kapen, ambasadat merren me mbulimin e së vërtetës në mënyrë që t’i marrin mbrapsht personat e tyre.

Të gjitha këto veprimtari madhore në Iran bëhen për shkak të kryengritjes dhe rolit kyç të PMOI/MEK në këto zhvillime. Ministri iranian i Inteligjencës shpalli javën e shkuar arrestimin e 116 anëtarëve të PMOI/MEK gjatë vitit të mëparshëm në përpjekje për t’i dhënë një goditje rezistencës dhe për ta ngritur moralin e IRGC-së.

Në mbyllje të fjalës së tij, Jafarzadeh sugjeroi sanksionimin e Khamenei-t dhe zyrës së tij, etiketimin e MOIS si “Organizatë e Huaj Terroriste” (FTO), ndjekjen penale të gjithë agjentëve iranianë në Europë, mbylljen e ambasadave të regjimit në Europë si dhe mbylljen e gjithë objekteve që ofrojnë mbështetje për makinerinë e terrorit të regjimit.

Produktet petrokimike dhe gazi i regjimit duhet të sanksionohen, pasi ato sjellin deri në 30 përqind të të ardhurave të regjimit. Në agjendë duhet të jetë gjithashtu njohja e së drejtës së popullit iranian për rezistencë dhe ndryshim, duke marrë parasysh faktin se zgjidhja përfundimtare për ndryshimin është liria e Iranit.

13:58 - 02.05.19Gazeta Shqiptare

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit