Zëvendës Presidenti amerikan përkrah rezistencës se popullit iranian

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

logo balkanweb e madhe

Zëvendës Presidenti amerikan përkrah rezistencës se popullit iranian

 

 

Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence vuri theksin mbi rezistencën e popullit iranian kundër regjimit të mullahëve.
Duke iu referuar demonstratës së madhe të mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit –PMOI/MEK- në kryeqytetin Uashington DC, Zëvendës Presidenti Pence tha në Face the Nation të CBS-së të dielën, “ajo që duam të bëjmë është të qëndrojmë përkrah iranianëve, mijëra prej të cilëve u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë të premten, dhe dhjetëra mijëra të cilët dolën nëpër rrugë vitin e shkuar në komunitetet në mbarë Iranin, duam të qëndrojmë përkrah tyre….

https://youtu.be/XPl4_wa0iSs

 

Të premten më 20 qershor 2019, mijëra iranianë u mblodhën përpara Departamentit amerikan të Shtetit në Uashington dhe marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë. Ata shprehën mbështetje për Rezistencën Iraniane dhe presidenten e zgjedhur të saj, Maryam Rajavi. Demonstruesit shprehën gjithashtu mbështetje për njësitë dhe këshillat e rezistencës në Iran.

Në tubim folën disa personalitete të shquara amerikane, kongresistët Brad Sherman dhe Tom McClintock, ish Ambasadori amerikan dhe guvernatori Bill Richardson, Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane Gjenerali Jack Keane dhe Senatori Robert Torricelli.

Shumica dërrmuese e iranianëve janë jashtëzakonisht të zhgënjyer pas disa dekadave shtypje, diskriminim, vështirësi ekonomike dhe izolim ndërkombëtar.

Pas kryengritjeve masive në 2018-ën, protestat e përditshme i japin jetë tashmë peisazhit socio-politik të Iranit, me protestues që vijnë nga i gjithë spektri i shtresave shoqërore të vendit. Ndërkohë që ka nga ata që shqetësohen për impaktin e sanksioneve mbi qytetarët e rëndomtë, asnjë protestë e vetme nuk i ka dënuar sanksionet ndërkombëtare. Në fakt, protestat ua kanë drejtuar gishtin vjedhjeve në masë të bëra nga mullahët, si dhe plaçkitjes e korrupsionit si burimi kryesor i fatkeqësive ekonomike të vendit. Demonstruesit thërrasin: “Një vjedhje më pak, problemi ynë zgjidhet.”

24 Qershor, 2019 21:39 | 261 shfletime

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit