Politikanë botërorë takohen me Muxhahedinët në Shqipëri

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Politikanë botërorë takohen me Muxhahedinët në Shqipëri

19:58 - 13 Korrik, 2019 / Koha Jone

  Të shtunën më 13 korrik 2019 në Ashraf 3, ku banon grupi kryesor opozitar iranian, Muxhahedinët (MEK), në Shqipëri, u mbajt një konferencë ndërkombëtare mbi Iranin.

Për herë të parë, qindra personalitete nga të dy krahët e politikës dhe nga të dy anët e Atlantikut si dhe nga Lindja e Mesme qenë të pranishëm mes mijëra anëtarëve të MEK, të cilët u zhvendosën në Shqipëri nga Iraku në vitin 2016.

Mes folësve në këtë event ishin avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të Kongresit, ligjvënës europianë, ish-komandantë të ushtrisë amerikane, si dhe ish-kryeministra e ministra nga i gjithë globi.

Kjo konferencë ndërkombëtare shpalosi forcën gjithnjë në rritje të MEK dhe pozicionin e saj si alternativa demokratike e regjimit iranian.

Folësja kryesore në këtë event ishte Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi. NCRI është një koalicion demokratik grupesh e personalitetesh opozitare, që përfshin MEK-un si grupin kryesor të tij.

https://streamable.com/tgpky

Rajavi tha se fashizmi fetar që sundon Iranin ka arritur fundin dhe po i afrohet përmbysjes. Regjimi nuk e ka aftësinë për të negociuar, për ta braktisur terrorizmin dhe ndërhyrjet e tij në rajon, apo për të manovruar politikisht siç bënte gjatë periudhës së paqësimit.

Ajo shtoi se, ndërkombëtarisht, regjimi po “i var shpresat tek mos-veprimi dhe toleranca nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Llogaritjet [e mullahëve] janë se operacionet terroriste dhe nxitja e konflikteve në vendet e rajonit nuk do t’u kushtojnë shumë, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të radhës në SHBA.”

“Zgjidhja e pamohueshme është përmbysja e diktaturës fetare në tërësinë e saj nga populli i Iranit dhe Rezistenca e tij,” shtoi znj. Rajavi.

Kryebashkiaku Giuliani i quajti Muxhahedinët iranianë si luftëtarë të lirisë dhe tha: “kur të shkruhet historia, do të thuhet se ju jeni luftëtarët e lirisë që do ta udhëhiqni popullin tuaj drejt lirisë.”

“Ta bëjmë të qartë: ekziston një alternativë ndaj këtij regjimi të tmerrshëm terrori. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, i udhëhequr nga presidentja e zgjedhur Madamë Rajavi; një koalicion organizatash rezistence, i respektuar në mbarë botën” shtoi Giuliani.

Senatori Lieberman vlerësoi Muxhahedinët për ndërtimin e Ashraf 3 në një kohë kaq të shkurtër dhe tha: “Ashraf 3 është dëshmia më e mirë e faktit që ju jeni alternativa ndaj këtij regjimi.”

“Nuk është vetëm fakti që ju përfaqësoni një alternativë ndaj ajatollahëve në Iran sot. Ju përfaqësoni alternativën e duhur. Dhe ajo nis si çdo lëvizje; një lëvizje ka nevojë për një udhëheqës të fortë, me parime dhe bashkëpunues, dhe pikërisht këtë e keni, falë Zotit, tek znj. Maryam Rajavi.” shtoi Lieberman.

Qindra personalitete dhe politikanë shqiptarë morën pjesë në konferencë. Pandeli Majko, ministri shqiptar i diasporës, tha: “Politikanët në Shqipëri kanë patur debate të forta por nuk ka asnjë debat për sa i përket qëndrimit tuaj këtu sepse ju jeni në fatin e Shqipëtarëve dhe kjo është kultura jonë.”

Majko i bëri thirrje regjimit iranian dhe tha “Nëse duan t’ju prekin, ata duhet ta dinë se nëse ngrihet çështja, Ambasadori i Iranit dhe zëvendësi do të dëbohen.”

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, tha: “Dua t’i falenderoj MEK-ët që i kanë sjellë gjithë këta miq në Shqipëri. Ndryshimi në Iran ka shumë kohë që nevojitet… Plani me 10 pika i Madamë Rajavi-t është për demokraci dhe liri për Iranin. Ju mbështesim të gjithë bashkë për lirinë e Iranit.”

Folës të tjerë që spikatën në këtë event ishin Kongresisti Lance Gooden (R-TX), ish-Kongresisti Ted Poe (R-TX), ish-Kongresisti Dana Rohrabacher (R-CA), ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh, ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara George Casey, ish Komandanti i Korpusit Detar James Conway, ish ambasadori amerikan në Marok & Këshilltari për Lindjen e Mesme në Shtëpinë e Bardhë Marc Ginsberg, ish kryeministri kanadez Stephen Harper, ish ministri i jashtëm kanadez John Baird, ish ministri i jashtëm francez Bernard Koushner, ish kandidantja presidenciale panameze Ingrid Betncourt.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit