Enjte, 24 Dhjetor 2020 07:59

Diplomati iranian përballet me gjyqin e terrorizmit në gjykatën e parë në Evropë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Seancat gjyqësore në Antwerp- e Premte, 27 Nëntor 2020

 

Prokurorët belg kërkuan një dënim 20-vjeçar për diplomatin-terrorist të regjimit iranian, Assadollah Assadi pas aktakuzës katër-orëshe. Koha e burgut e kërkuar për tre terroristët e tjerë (bashkëpunëtorët e punësuar të Assadi) ishin 18 vjet për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vjet për Mehrdad Arefani.

Prokurorët gjithashtu kërkuan që këtyre tre të fundit tu hiqet shtetësia e tyre belge.

Synimi më i rëndësishëm në këtë komplot të dështuar me bombë ishte Presidentja e opozitës iraniane Marjam Raxhavi. Saadouni dhe Naami u ishte thënë që të instalonin bombën sa më afër saj, theksojnë prokurorët.

Të gjitha provat e mbledhura tregojnë se Asadi ka komanduar këtë operacion me bombë, theksuan prokurorët, duke shtuar se ai duhet të dënohet për sigurinë tonë. Assadi luajti rolin kryesor në sulmin duke synuar opozitën iraniane Organizatën e Popullit Moxhahedin të Iranit (PMOI / MEK), vazhduan prokurorët.

Duke përshkruar se si u arrestua Assadi në Gjermani, prokurorët nënvizuan se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.

Komploti për vrasjen masive të njerëzve është arsyeja pse ne po i drejtohemi ligjit ndërkombëtar për t'i mohuar imunitetin diplomatik.

Regjimi iranian duke mos lejuar që Asadi të marrë pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi, në të cilën ai duhet të bashkëpunojë dhe t'u përgjigjet pyetjeve tregon se Teherani qëndron pas këtij operacioni terrorist.

Meqenëse Assadi punonte për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Regjimit (MOIS), nuk mund të pretendohet se ky operacion ishte një iniciativë e një njeriu sepse i gjithë regjimi ishte i përfshirë në këtë komplot.

Saadouni filloi të bashkëpunojë me MOIS në vitin 2004 për para si dhe nga presionin i ushtruar mbi familjen e tij. Pastaj Saadouni dhe Naami i rritën ndjeshëm lidhjet e tyre me MOIS që nga viti 2007 e këtej.

Nga viti 2015 çifti është i lidhur me Assadi nën pseudonimin "Daniel" dhe ata ishin në kontakt të vazhdueshëm me të deri në arrestimin e tyre më 30 qershor 2018. Të dy kishin udhëtuar vazhdimisht në Iran gjatë kësaj periudhe dhe ishin takuar me Assadi në vende të ndryshme si si Gjermania, Italia dhe Austria, duke marrë para për informacion.

Vendet e takimeve të tyre përcaktoheshin gjithmonë nga Assadi.

Naami ishte trajnuar plotësisht se si të përdorë bombën, sipas prokurorëve.

Assadi u kthye në Iran disa herë gjatë përpjekjes së tij për të përgatitur të gjitha nevojat për këtë operacion. Dëshmi të forta në lidhje me këtë u gjetën në automjetin dhe telefonin e tij celular që tregonte se ai u kthehej në Iran një herë në muaj duke lehtësuar përgatitjet e tij për komplotin e vitit 2018.

Më 19 Mars 2018, Naami dhe Saadouni filluan të shkëmbenin telefonata dhe email me Assadi.

Takimi i tyre i fundit ishte më 28 qershor në një piceri në Luksemburg ku Naami mori bombën, një kartë të re SIM dhe 18,000 euro, duke i vendosur të gjitha në çantën e saj dhe duke marrë trajnim me shkrim se si ta përdorin bombën.

Në bazë të aktakuzës Mehrdad Arefani filloi të bashkëpunojë me të dhe u rekrutua nga MOIS kur u arrestua në Iran në vitin 1981. Arefani ishte në kontakt të vazhdueshëm me Assadi, duke bërë pamje filmike dhe duke përdorur pajisje për të mbledhur informacione rreth MEK për MOIS. Arefani është takuar me Asadin në vende të ndryshme dhe ka marrë para nga ai.

Arefani u misionua për të kontrolluar Naamin dhe Saadouni duke kryer siç duhet komplotin e bombës në vendin e ngjarjes. Assadi po priste që Arefani të siguronte raporte dhe të kontrollonte skenën përmes tij.


Komunikimi për shtyp

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Antwerp gjyqi filloi sot kundër katër personave me origjinë iraniane të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste, kryer në territorin belg.

Dy të dyshuar u arrestuan më 30 qershor 2018 pasi u gjet një pajisje shpërthyese operacionale në makinën e tyre. Çifti dyshohet se ishte në rrugën e vetë për në një takim të opozitës iraniane në Francë që do të zhvillohej të njëjtën ditë. Gjatë hetimit, u identifikuan dy të dyshuar të tjerë, të cilët gjithashtu do të duhet  t'u përgjigjen akuzave për krime terroriste përpara gjykatës.

Gjykata do të duhet të vendosë nëse katër të dyshuarit ishin fajtorë për përpjekje për vrasje terroriste nga njëra anë dhe pjesëmarrje në një grup terrorist nga ana tjetër, siç përcaktohet në Kodin Penal të Belgjikës.

Gjyqi filloi sot me dëgjimin e palëve civile që pretendonin të ishin viktima të fakteve. 25 individë dhe organizata ishin regjistruar vetë si viktima në gjyq këtë mëngjes.

Prokurori Publik Federal pretendoi dënimet e mëposhtme për të akuzuarit: një dënim me 20 vjet burg për diplomatin iranian, një dënim me 18 vjet burg për çiftin e gjetur në zotërim të bombës, një dënim me 15 vjet burg për të dyshuarin e katërt. Prokurori Federal kërkoi gjithashtu heqjen e kombësisë belge për të tre të dyshuarit e fundit.

Seanca e çështjes tani është shtyrë për 3 dhjetor. Gjykata pastaj do të vazhdojë dëgjimin e fajësisë së të pandehurve. Pas mbylljes së kësaj seance gjykata do të shpallë vendimin kur do të shqiptohet aktgjykimi.

Gjyqi dhe ndjekja penale e Antwerp-it të diplomat-terroristëve të regjimit iranian ka marrë një pasqyrim të gjerë mediatik:

 

Lajmi i fundit