Lord Avebury: Habilian – Një OJQ shtetërore

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

MOIS, në mënyrë qesharake përpiqet të prezantojë Habilian si një OJQ të pavarur. Megjithatë, ajo ka dështuar plotësisht, për shkak të pikëpamjeve të saj krejtësisht çnjerëzore dhe opozitës së verbër ndaj PMOI / MEK.

Në mars të vitit 2008, Gjykata e Apelit në Mbretërinë e Bashkuar vendosi në favor të PMOI / MEK, dhe të dyja dhomat e Lordëve dhe Komunave, në qershor të vitit 2008 detyruan qeverinë të hiqte emrin e PMOI / MEK nga propozimi për organizatat e ndaluara në Mbretërinë e Bashkuar. Në përgjigje të kësaj, Irani i dëshpëruar dërgoi në Londër Hashemi-Nejad, si pjesë e një fushate për rikthimin e ndalimit të PMOI / MEK. Një nga personat me të cilin u takua Hashemi-Nejad ishte Lordi Avebury, ish kryetar i Grupit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Britanik. Hashemi-Nejad vazhdoi të botonte vërejtje kundër PMOI / MEK duke përmendur Avebury-n, ndërsa Lordi Avebury ishte një nga mbështetësit më të fortë të të drejtave të PMOI-së.

Në përgjigje, për të zbuluar natyrën e Habilian dhe Hashemi-Nejad-it, dhe për të konfirmuar lidhjet e kësaj shoqate me regjimin Iranian, Lordi Avebury publikoi në faqen e tij si më poshtë:

 

Habilian, nje Një OJQ shtetërore iraniane (Habilian, an Iranian GONGO)

 

Habilian ka publikuar në faqen e saj në internet të dhëna mashtruese rreth takimit tim të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të Habilian. Unë e takova Z. Javad Hashemi-Nejad, për shkak të politikës sime të përgjithshme për të diskutuar çështje me njerëz nga regjimet autoritare. Ai nuk më dha asnjë përshtypje, se po synonte të shtrembëronte për qëllime propagandistike ato cfarë unë thashë, edhe pse nga përvoja ime e gjatë me qeverinë iraniane dhe agjentët e tyre, të tillë si Interlink, kjo është praktikë e tyre e zakonshme.

  1. Hashemi-Nejad më tha se PMOI/MEK ishte angazhuar në krime terroriste dhe unë i kërkova të më jepte fakte. Unë i thashë atij se gjykatat angleze, si dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë, kishin konstatuar se nuk kishte prova që PMOI kishte kryer vepra të tilla. Sipas ligjit anglez, PMOI nuk kishte bërë asgjë për të justifikuar emërtimin e tyre si një organizatë terroriste, dhe prandaj ata e kishin hequr nga lista e organizatave të përcaktuara nga Dekreti mbi Aktet Terroriste.
  2. Hashemi-Nejad më tha se do të më jepte prova, por nuk e ka bërë këtë. Dokumentet që ai më dha në takim, sulmonin PMOI - në vetëm në terma të përgjithshme, dhe nuk ishin prova.

Komisioni Parlamentar britanik per Lirinë e Iranit, i përbërë nga dhjetra deputetë, ka hartuar një raport të titulluar, "Spiunimi për llogari të Mullahëve: Agjentët Iranianë në Mbretërinë e Bashkuar", duke zbuluar organizatat fasadë të Iranit në Britaninë e Madhe. Ky raport investigativ prezanton Habilian si një kompani fasadë iraniane e përfshirë në publikimin e mashtrimeve kundër PMOI / MEK.

Share this article

Lajmi i fundit