Përpjekja e Habilianëve për të përfituar nga gazetarët / reporterët

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

MOIS-i iranian përdori metoda të ndryshme, duke përfshirë dhe organizimin e një seri konferencash dhe takimesh, dhe punësimin e gazetarëve për të shkruar artikuj dhe për të ngritur akuza kundër PMOI / MEK ...

Shane Harris, një gazetar i njohur ndërkombëtar, publikoi më 14 qershor 2015 në gazetën The Daily Beast një artikull, duke shpjeguar se si Inteligjenca Iraniane, përmes Habilianëve, u përpoq ta ftonte dhe ta punësonte atë në një konferencë në Teheran. Ai shkruan: "spiunët e Iranit u përpoqën të më rekrutonin: Një grup aktivist iranian, i mbështetur nga shërbimi inteligjent i vendit, po përpiqet të rekrutojë gazetarë dhe akademikë amerikanë për një fushatë propagandistike, me qëllimin për të kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Unë flas nga përvoja ime, pasi kohët e fundit grupi u përpoq të më rekrutonte edhe mua ....

"Në një numër email- esh të mëvonshme, kontakti im shpjegoi se artikujt më të mirë të zgjedhur nga organizatorët, do të publikohen në një libër dhe se" institucionet vendimmarrëse do të kenë qasje në të. "Nëse unë do të dëshiroja të merrja pjesë në konferencë," ne do të përpiqemi të ta mundësojmë atë dhe t'ju financojmë udhëtimin në Iran. "Organizatori edhe pse në parim më ofroi, për të më paguar, më pyeti mua fillimisht për çmimin tim (nuk i dhashë.). Gjatë korrespodencës time, pyetjes se, kush ekzaktësisht, po  merrej me organizimin e këtij eventi ishte e vështirë për ti dhënë përgjigje. Ndërsa konferenca ka mbështetjen e zyrtarëve qeveritarë të nivelit të lartë dhe të ministrive, ajo formalisht drejtohet nga një grup i quajtur Shoqata Habilian. Ky grup drejtohet nga familjarët e personave që vdiqën në sulmet terroriste, sidomos ato që Habilian pretendojnë se janë kryer nga muxhahedinët-e-Khalq, ose MEK, një grup i rezistencës iraniane në mërgim që kërkon të shikojë në Iran një qeveri demokratike, dhe  jo-teokratike. Habilian është një grup ku janë shfaqur disa të larguar nga MEK dhe që drejtohet nga MOIS ", akronim për Shërbimin e Zbulimit Iranian,  sipas Ali Alfoneh, një studiuesi në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, në Uashington, i cili më tha. "Ata kanë printuar më herët broshura të gjuhës angleze, por ky është materiali më profesional në gjuhën angleze që kam pare në internet." Një tjetër analist Iranian, i cili më kërkoi të mos e identifikoja, më tha se Habilian i kishte dërguar së fundmi disa të libra të mirë-dizenjuar dhe të shtrenjtë, të shkruara në gjuhën angleze, të cilat ai presupozonte se ishin paguar nga qeveria iraniane. (Agjencia e lajmeve Fars e Iranit gjithashtu publikon një faqe interneti në gjuhën angleze, edhe pse organizata e përshkruan veten si të pavarur nga qeveria ....

 

" MEK e konsideron Habilian si një kukull të  regjimit iranian, e cila " ka organizuar dhjetëra ekspozita fotografike, ka botuar qindra libra, dhe ka prodhuar shumë seri televizive në një përpjekje të kotë për të dëmtuar imazhin e Rezistencës Iraniane, "Ali Safavi, një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, anëtare e të cilit është dhe MEK, më tha. "Në mënyrë të ngjashme, ajo është përpjekur për të ndikuar te gazetarët, analistët, si dhe te vëzhguesit e Iranit nëpërmjet një diete të vazhdueshme të keqinformimit të shpërndarë nga palaçot e saj të paguar dhe të papaguar jashtë Iranit."

Share this article

Lajmi i fundit