Gazetari Arab: Habilian është e lidhur me inteligjencën iraniane

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Ahmed Abu Mottahar, botoi më 11 gusht 2008, në faqen e njohur arabe të internetit, Ilaf, një artikull ku shpjegonte se si Habilian u përpoqën për ta punësuar atë, duke sugjeruar para në këmbim të publikimit të gënjeshtrave dhe propagandës kundër PMOI / MEK.

Pas një artikulli në mbështetje të PMOI-së, Habilian i shkruajtën atij një letër "duke më kërkuar mua bashkëpunim, për të zbuluar ato që i përshkruanin si" krimet e   MEK ".

Në letrat e mëvonshme Habilian e ftuan Abu Mottahar në një udhëtim të paguar në Iran.

"I dashur Profesor, ju ftojmë zyrtarisht të vizitoni Republikën Islamike të Iranit.Ju kërkojmë të pranoni ftesën tonë. "

Artikulli i Abu Mottahar-it vazhdon:

U mendova shumë në lidhje me vizitën, bërë shumë telefonata dhe bëra kërkime të nevojshme ... Po ju paraqis përfundimet e mija pa asnjë kosto, pa mbështetjen e ndonjë studiuesi ndërkombëtar:

Së pari: Qendra Habilian është një nga të ashtuquajturat "OJQ " të lidhura me MOIS, për ti siguruar atij mbulesë për aktivitetet e tij, dhe është regjistruar si një organizatë bamirësie jofitimprurëse, për të fshehur rolin e saj të inteligjencës. Kjo qendër u themelua në vitin 2005. Përgjegjës për drejtimin e kësaj shoqate është një agjent i zbulimit iranian me emrin  Seyed Javad Hashemi-Nejad. Ai është personi i parë i cili më 14 mars 2006 përshkruajti aktivitetet e shoqatës së tij në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fars, gjysëm zyrtarisht e lidhur me IRGC-në:

"Ne kemi mbajtur takime të shumta me zyrtarë irakianë, përfshirë dhe nënpresidentin Adel Abdul Mahdi, për të diskutuar veprimtarinë terroriste kundër Iranit nga grupet në Irak. Ata shprehën kundërshtimin e tyre në lidhje me masa të tilla, duke theksuar se ata i kanë ndjekur penalisht kriminelët e kësaj organizate (duke iu referuar PMOI / MEK) dhe kanë dëbuar një numër të të tjerëve. Megjithatë, jemi dëshmitarë se si okupatorët e Irakut sot po mbështesin  këtë grup, i cili po ndërmerr  masa kundër Iranit në kufirin Iran-Irak. "

Nga këto vërejtje dhe mënyra se si janë shprehur ato, është plotësisht e qartë, se ato nuk janë zëri i një drejtori organizate bamirësie. Në fakt, kjo është e qartë si kristali se ato janë ngritur nga një individ i rëndësishëm në aparatin e regjimit Iranian, të cilit pozita e tij zyrtare i ka dhënë atij mundësinë e një takimi me zëvendëspresidentin irakian të asaj kohe.

Së dyti: Habilian gjithashtu monitoron botimet e shkrimtarëve dhe gazetarëve të ndryshëm të përfshirë në ekspozimin e krimeve të Iranit dhe komploteve shkatërruese në vendet fqinje. Atyre ju dërgohen letra me ftesa për në Iran; ofrohen vizita falas me të gjitha shpenzimet e mbuluara, të ngjashme me letrën që ju bëra me dije, në fillim të këtij teksti.

Për ata të cilët pranojnë këtë ofertë, planifikohet të takohen me zyrtarë iranianë, të intervistohen nga shtypi dhe televizioni shtetëror iranian. Tani, ka ndoshta ndonjë njeri në një tunel të tillë, që të guxojë të shprehi diçka kundër Iranit, dhe të përdori të njëjtat fjali dhe terma që përdorin në vendet e tyre? Po ashtu, individi i ftuar dëgjohet duke përdorur shprehje që mbështesin regjimin dhe arritjet e tij demokratike, për të cilat ata bëhen të vetëdijshëm dhe i dëgjojnë për herë të pare, vetëm pasi kanë dalë nga vendi. Edhe në qoftë se ata e mohojnë atë, atëherë, askush nuk do ti besojë ata. Kjo në fakt do të forcojë pozitat e tyre për lavdërimin e një regjimi demokratik në Iran. Përmes një procesi të tillë, ky individ humb besueshmërinë e tij / saj, pasi këto vërejtje janë në kontrast të thellë me ato që  ata kanë shkruar, apo janë shprehur në të shkuarën.

Së treti: Në orët e fundit të vizitës, vizitorëve ju jepet një zarf i mbyllur, i mbushur me një shumë të konsiderueshme dollarësh amerikanë. Dollari është monedha e preferuar e Mullahëve dhe e Shërbimit të tyre të Inteligjencës. Ky zarf jepet si një mesazh dhe letër mirënjohjeje për vizitën. Vizitori duhet të nënshkruajë faturën si dëshmi e pranimit të këtij mesazhi, dhe për t’jua dërguar zyrtarëve të lartë iranianë. Letra është zakonisht në farsi (persisht), duke përfshirë edhe sasinë e parave të dorëzuar. Individi zakonisht nuk kupton persisht, që do të thotë se ata kanë nënshkruar praktikisht një ryshfet për të heshtur. Dhe në qoftë se ata ndonjëherë do të ngrenë zërin, do të publikohet letra që provon se ata kanë marrë para për shërbimet e tyre, duke mos bërë asgjë, përveçse ti hynë një sikleti të madh.

Share this article

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit