Habilian: ithtari i fraksionit më të egër të Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Një nga krimet më të shëmtuara të Iranit ishte masakra e vitit 1988,e  mbi më shumë se 30.000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë të PMOI / MEK, dhe një shembull i madh i krimeve të këtij regjimi kundër njerëzimit. Khomeini në vendimin e tij njoftoi, se çdo i burgosur që do të vazhdonte të mbështeste PMOI / MEK do të ekzekutohej.

Habilian është një përkrahës i zjarrtë i këtij krimi, ndërkohë që shumë zyrtarë të lartë të regjimit iranian vazhdojnë të mbajnë rreptësisht nën kontroll rolin e tyre në lidhje më këtë krim.

Në një audioincizim të hapur, i ndjeri Hossein Ali Montazeri, një Ayatollah i madh i cili shërbeu si zëvendës-shef i Khomeinit, vuri në dukje përpjekjet e qëllimshme të regjimit ndaj MEK dhe tha se  vrasjet masive të viti 1988 ishin '' krimi më i madh i kryer gjatë Republikës Islamike, për të cilën historia do të na dënojë '';

Ne një legjislacion dypartiak regjistruar në Kongresin Amerikan thuhet:

"... se vrasjet janë kryer me urdhër të një gjyqtari, një zyrtari nga Ministria e Inteligjencës, dhe nje prokurori të shtetit, i njohur prej të burgosurve si '' Komisioni i  vdekjeve '', i cili zbatonte procedurat e hartuara në një mënyrë të tillë, për të eliminuar kundërshtarët e regjimit .Viktima ishin mijëra njerëz, përfshirë dhe adoleshentët dhe gratë shtatzëna, të burgosur vetëm se kishin marrë pjesë në protesta paqësore në rrugë dhe se posedonin materiale politike, shumë prej të cilëve e kishin kryer tashmë ose ishin duke e kryer dënimin me burg; Ndërsa të burgosurit u ekzekutuan në grupe, disa u ekzekutuan me varje masive dhe të tjerë me pushkatim, dhe trupat e tyre u hodhë në varret masive; "

Më 5 gusht 2010 Habilian postuan mbështetjen e saj për masakrën e vitit 1988 duke thënë: "E vetmja ankesë që mund të ngrihet në një farë mase është mëshira që ështe treguar për një numër të anëtarëve të (PMOI/MEK), duke i kursyer ata nga trekëmbëshi."

Share this article

Lajmi i fundit