Habilian kërcënon studiuesit dhe intelektualët irakianë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

MOIS dhe Forcat Quds të IRGC-së kanë eliminuar politikanë irakianë, shkrimtarë dhe intelektualë të cilët kanë mbështetur dëbimin e iranianëve nga Iraku, përmes metodave të ndryshme, duke përfshirë edhe vrasjen.

Megjithatë, në rastet kur Teherani ka dështuar të vrasë fshehurazi dizidentët e saj, Habilian fillonte të kërcënonte dizidentët irakianë për ti detyruar ata të heshtnin. Një shembull i tillë është avokati i njohur laik irakian me emrin  Safi al-Yaseri. Ai është kundër pranisë në Irak të njësive terroriste të forcave Quds të Iranit dhe kontrollit nga Mullahët i ish-kryeministrit irakian Nuri al-Maliki.

Pas artikujve dhe shpalljeve të bëra nga al-Yaseri, Habilian botoi një letër në faqen e internetit të saj në gjuhën arabe, që të shërbente si një mësim për irakianët e tjerë.

"Faqja e internetit Habilian, duke qenë zëri i Organizatës Habilian (që përfaqëson familjet e dëshmorëve kundër terrorizmit), njofton përfundimin e fazës së parë të një rasti gjyqësor kundër Safi al-Yaseri (agjent i (MEK)) dhe mbledhjen e të gjitha dokumenteve dhe provave në lidhje me këtë çështje. Në këtë përfundim u arrit, pasi Organizata Habilian ju bëri thirrje agjencive të lajmeve dhe faqeve të internetit irakiane, duke ju kërkuar të gjitha palëve të paraqisnin ndonjë informacion në lidhje me të kaluarën kriminale të këtij individi dhe bashkëpunimit të tij me grupet terroriste. Pas kësaj kërkese morëm një numër të madh letrash, informacione, dëshmi dhe foto të cilat hedhin dritë mbi natyrën terroriste të këtij individi. "

Ishte e qartë si kristali për popullin irakian, se kur inteligjenca e Iranit dhe Forcat Quds dështonin në eliminimin e intelektualëve irakianë, që shprehen kundër pranisë së forcave të saj në Irak, thirret Habilian për të bërë kërcënime. Gjyqësori i Irakut nuk ka asnjë degë, që të marri masa për një entitet të huaj.

Përkundër gjithë kësaj, Safi al-Yaseri publikoi një letër të hapur në përgjigje të këtyre kërcënimeve të Forcave Quds përmes Habilian. Letra e hapur i drejtohej Hassan Danaie- far, një komandant i Forcave Quds  dhe ambasadorit iranin në Irak.

"Nga një irakian, Safi al-Yaseri, drejtuar Danaie-far, ambasadorit iranian në Irak

"Unë e di se padiskutim, ju jeni prapa letrës së shkruar për muanga Organizata Habilian. Një letër në të cilën unë u kërcënova edhe një herë ... Unë e di se sa urrejtje është brenda jush, kur ju shikoni një Arab irakian t’ju thotë, Danaie-far, "Shah-Mat." Unë do ju mposht juve dhe ju do të dëboheni nga Bagdadi për mosrespektim ndaj Irakut dhe populli të tij ... Askush në Irak nuk ka frikë nga ju apo trashëgimtarët tuaj. Unë shpresoj se ju i referoheni gjyqësorit, për të realizuar kërcënimet tuaja, pasi kjo do të jetë një humbje dhe reagimi ashpër ndaj jush... Unë do të jem shumë i lumtur për t’ju ndjekur penalisht juve, regjimin tuaj dhe Khomeinin  e vdekur para syve të botës. Betohem se kjo prokurori do të jetë një epikë e lavdishme, e papreçedentë, dhe historike humanitare. Seanca gjyqësore e një shkrimtari liridashës kundër një xhelati ...

"Nëse unë do të isha një agjent i punësuar, siç ju më përshkruani mua, unë do të kisha pranuar paratë tuaja të pista, ngjyrosur me gjakun e kombeve të dhunuara të Iranit ... Megjithatë, ju nuk keni asgjë kundër meje dhe ju jeni shumë të frikësuar nga unë, një njeri liridashës, ju nuk keni asgjë tjetër kundër meje, përveçse po përpiqeni të dëmtoni imazhin tim me fyerjet, shpifjet dhe gënjeshtrat...

"Për Danaie-far, në qoftë se unë do të kisha frikë nga kërcënimet tuaja, unë nuk do të flisja kurrë ndonjë gjë kundër regjimit tënd, dhe unë nuk do të kisha treguar kurrë krimet e tua ...

"Për Danaie-far, çdo herë kam qëndruar kundër jush me më shumë forcë se një ditë më parë, dhe mua po më mbështet gjithë familja ime në Irak, dhe të gjithë dashamirësit e lirisë në vendet arabe, dhe unë padiskutim do t'ju mposht juve.

Share this article

Lajmi i fundit