Habilian gëzon mbështetjen e xhelatëve

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Mohammad Reza Naqdi , ish-shefi i Basij të Gardës Revolucionare "(IRGC) është një nga kolegët më të afërt të Hasheminezhad, kreut të Shoqatës Habilian të Iranit, i cili merr pjesë në mbledhjet e saj të fokusuara në disidentët iranianë si dhe mban fjalime veçanërisht kundër Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit (PMOI / MEK). Ai njihet si përkrahës i masave represive që ndërmerren ndaj MEK.

Si kreu i Basij, ai luajti një rol të drejtpërdrejtë në vrasjen dhe torturimin e kundërshtarëve të regjimit iranian. Më 23 shkurt 2011, SHBA e futi Naqdin në listën e zezë, për kryerjen e krimeve të shumta ndaj disidentëve iranianë. Atij i është ndaluar aktualisht hyrja në SHBA.

Bashkimi Evropian mori një vendim të ngjashëm më 13 prill 2011, duke i ndaluar atij hyrjen në Shtetet Anëtare, për shkak të rolit të tij në shkeljet e shumta dhe të rënda të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve iranianë. BE-ja njoftoi se të gjitha pasuritë e tij në Evropë do të konfiskoheshinn. Në lidhje me këtë BE-ja ka shkruar :

"Si komandant i Forcave të Basij të IRGC-së, Naqdi ishte përgjegjës, ose i përfshirë në abuzimet e kryera nga Basij në fund të vitit 2009, duke përfshirë edhe reagimin e dhunshëm ndaj protestave të dhjetorit 2009 për Ditën e Ashures, e cila rezultoi  në 15 të vdekur dhe arrestimin e qindra protestuesve. Para emërimit të tij si komandant i Basij, në tetor 2009, Naqdi ishte kreu i njësisë së inteligjencës së Basij përgjegjës për marrjen në pyetje të të arrestuarve gjatë përleshjeve pas-zgjedhore. "

Në dhjetor 2016, Lideri Suprem iranian Ali Khamenei e shkarkoi Naqdin nga ky rol, duke pasur parasysh urrejtjen e përgjithshme që njerëzit kishin për të dhe si një lëvizje që synonte rënien e urrejtjes publike lidhur me IRGC dhe Basij. Khamenei në atë kohë e emëroi atë si kreun e Departamentit Kulturor dhe Social të IRGC-së. Megjithatë, Naqdi mbetet një mbështetës i ngushtë Habilian dhe merr pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e tyre.

 

Naqgi (i mesit),i cili është në listën e zezë të SH.B.A. dhe Evropës për shkeljet e tij të tmerrshme të të drejtave të njeriut, është një mbështetës i afërt Habilian duke marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve të tyre pranë Hasheminezhad (majtas) për të mbajtur fjalime kundër PMOI / MEK dhe inkurajuar për shtypjen e tyre.

Share this article

Lajmi i fundit