Iran Probe - Interlink

IRAN-INTERLINK,DUKSHËM SUBJEKT I VEVAK / MOIS

MASSOUD KHODABANDEH AND ANNE SINGLETON DREJTOJNË IRAN-INTERLINK PËR LLOGARI TË VEVAK / MOIS

Iran-Interlink është ndër faqetë aktive të internetit ndër shumë të tjera e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit, e cila ofrohet në gjuhën farse dhe angleze, duke bërë fushata demonizimi kundër Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (OPMI / MEK). Massoud Khodabandeh, një shtetas iranian, dhe gruaja e tij britanike me emrin Anne Singleton, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, janë të vetmit drejtues të kësaj faqe interneti.

Komisioni Parlamentar britanik për një Iran të Lirë publikoi një raport mbi Massoud Khodabandeh ku shprehej se:

"Sipas deklaratës së një dëshmitari, vëllai i personit në fjalë, dhënë në një gjykatë britanike në vitin 2003, Massoud Khodabandeh është agjent i Ministrisë së Inteligjencës që vepron në Britani. Massoud Khodabandeh ka lindur në Teheran në vitin 1956 dhe u largua nga Irani për në Britani në vitin 1974. Në vitin 1981 ai u bashkua me Shoqatën Muslimane të Studentëve Iranianë (SHMSI), një organizatë që mbështeste OPMI / MEK. Në vitin 1986, me kërkesën e tij, ai udhëtoi drejt kampeve të OPMI/ MEK në kufirin mes Iranit dhe Irakut. Megjithatë, gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1990 ai iu drejtua OPMI / MEK me shkrim ku pohonte se konsumonte drogë dhe shprehej se kishte humbur motivimin për të vazhduar luftën kundër regjimit. "

"Singleton kishte punuar për një periudhë të shkurtër në fund të viteve 1980-të me degën e Londrës të Shoqatës Muslimane të Studentëve Iranianë - mbështetës të OPMI / MEK. Më vonë, SHMSI arriti në konkluzionin që ajo ishte një person jo i pastër moralisht, kështu që e përjashtoi atë nga radhët e veta. "

Massoud Khodabandeh dhe Anne Singleton njihen nga diaspora iraniane për marrëdhëniet e tyre të ngushta me VEVAK / MOIS të regjimit Iranian. Madje dhe agjentë të tjerë sekretë të VEVAK/MOIS-it të angazhuar kundër OPMI / MEK herë pas here janë distancuar publikisht nga faqja Irani-Interlink dhe nga Khodabandeh, i cili mundësonte lidhjet me faqet e tyre të internetit.

OPMI / MEK ka financuar udhëtimin e tij në Evropë, ku ai më vonë u martua me Anne Singleton.

Gjatë diktaturës së ish-kryeministrit të Irakut Nuri al-Maliki, Massoud Khodabandeh dhe Anne Singleton bënë vizita të shumta në Irak dhe morën pjesë në konferenca për shtyp dhe fushata propagandistike të organizuara nga VEVAK/MOIS-i për të legjitimuar sulmet dhe masakrat e mëparshme nga forcat e Malikit në Kampin Ashraf , si dhe përgatitën terrenin për sulme të tjera në të ardhmen. Organizatat dhe grupet irakiane demokratike bënë thirrje për arrestimin e Massoud Khodabandeh duke e identifikuar atë si individ në shërbim të VEVAK/MOIS-it dhe Njësisë Speciale terroriste Quds në Irak.

Iran-Interlinku boton vazhdimisht libra dhe pamflete të shkruara nga ky çift sa herë që ata udhëtojnë në Irak. Këto botime paraqesin gjithmonë gënjeshtra të pabaza.

Duke pasur parasysh karakteristikat e fundamentalizmit të regjimit iranian dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, dhe faktin që ministri i tyre i Inteligjencës ka pranuar haptazi rekrutimin e ish-elementëve të OPMI/ MEK të cilët përdoren kundër kësaj organizate, nuk është e nevojshme të shpjegohet se nga e merr identitetin faqja e internetit Iran-Interlink. Fakti që një faqe interneti iraniane është përqendruar tërësisht në paraqitjen e një opozite të besueshme kundër këtij regjimi, dhe fakti që drejtuesit e kësaj faqeje përkushtohen vullnetarisht gjatë gjithë kohës për të organizuar konferenca të shtrenjta dhe fushata propagandistike kundër OPMI / MEK, flet qartë se nga cila agjenci spiunimi dhe sigurie mbështeten. Vëllai i Massoud Khodabandeh, me emrin Ibrahim, ish-anëtar i OMPI/ MEK, është aktualisht në Iran dhe vazhdon fushatën e tij kundër stigmatizimit të OPMI/ MEK. Ai është në shërbim të Shoqatës Nejat, që njihet si degë e VEVAK/ MOIS-it.

Ky çift, i rekrutuar profesionalisht nga VEVAK/MOIS-i për të spiunuar opozitën iraniane në Evropë dhe për të dëmtuar imazhin e OPMI / MEK, paraqitet në qarqet perëndimore me kamuflime të ndryshme të tilla si Drejtorë të Konsulentëve të Strategjisë së Lindjes së Mesme. Sipas informacionit të dhënë nga zoti Tahar Boumedra, ish-drejtues i zyrës së të drejtave të njeriut në degën e Kombeve të Bashkuara në Irak, ai e ka takuar Massoud Khodabandeh në rolin e përkthyesit të ambasadës iraniane në Bagdad.

Irani Probe ka mbledhur në këtë faqe disa nga informacionet e publikuara në lidhje me faqen e internetit Iran-Interlink, Massoud Khodabandeh dhe Anne Singleton me qëllim që të hedhë dritë mbi identitetin e tyre të vërtetë.

Komiteti italian identifikon Anne Singleton dhe Massoud Khodabandeh si operativë iranianë Një raport i përgatitur nga Komiteti italian i Helsinkit për të drejtat e njeriut mbështet vendimin e Shqipërisë për të pranuar në vend anëtarët e pambrojtur të Organizatës Popullore të Muhaxhedinëve të Iranit (OPMI ose MEK) të cilët janë aktualisht nën rrethim totalitar në Kampin e Libertisë në Irak…
Nga Richard R.Schoeberl, UPI 7 mars 2013 Spiunët iranianë në mesin tonë UASHINGTON, 7 mars (UPI) - Një raport i ri i autorizuar nga Pentagoni dhe i bërë publik nga Biblioteka e Kongresit paraqet një vëzhgim frikësues mbi veprimtarinë e Ministrisë së Shërbimeve të Inteligjencës të Iranit pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që ekipi i ri i sigurisë…
Gazeta e Kuvajtit zbulon Massoud Khodabandeh Al-Seyassah, Kuvajt 31 janar 2008 (Përkthyer nga një tekst në gjuhën arabe) Shoqata e Akademikëve dhe Intelektualëve Irakianë i bëri dje thirrje zyrtarëve irakianë që të arrestojnë agjentin e regjimit iranian me emrin Massoud Khodabandeh dhe gruan e tij britanike. Kjo shoqatë theksoi faktin se këta dy persona njihen nga agjencitë perëndimore të inteligjencës…

Lajmi i fundit