Agjencia iraniane e Inteligjencës - operativët e MOIS / VEVAK veprojnë në Shqipëri

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Komiteti italian identifikon Anne Singleton dhe Massoud Khodabandeh si operativë iranianë

Një raport i përgatitur nga Komiteti italian i Helsinkit për të drejtat e njeriut mbështet vendimin e Shqipërisë për të pranuar në vend anëtarët e pambrojtur të Organizatës Popullore të Muhaxhedinëve të Iranit (OPMI ose MEK) të cilët janë aktualisht nën rrethim totalitar në Kampin e Libertisë në Irak dhe janë sulmuar katër herë nga disa qindra raketa gjatë katër viteve të fundit nga elementë të lidhur me Forcat terroriste Quds (njësi speciale e Gardës revolucionare të Iranit) të regjimit iranian dhe ish-kryeministrit Al Maliki në Irak.

Bazuar në mediat shqiptare, Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, mbështeti vendimin e Shqipërisë për të pranuar anëtarë të OPMI / MEK, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 14 shkurt.

Komiteti italian i Helsinkit,që ka vizituar Kampet e OPMI / MEK në Irak në të kaluarën për të hetuar situatën e krijuar atje, raporton: "Ne kemi vërejtur se pas udhëtimit të Sekretarit të Shtetit amerikan Xhon Kerri në Shqipëri më 14 shkurt, regjimi iranian ka rritur fushatën e tij propaganduese kundër disidentëve iranianë dhe kundër qeverisë së Shqipërisë.

Anne Singleton dhe Massoud Khodabandeh (të cilët janë agjentë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mullahut, kjo sipas një raporti investigativ të Pentagonit të bërë publik nga Divizioni i Kërkimeve Federale të Bibliotekës së Kongresit, në dhjetor të vitit 2012,) janë aktivë në këtë fushatë.

Komisioni Parlamentar britanik për Lirinë e Iranit, një komitet ndërpartiak në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar që gëzon mbështetje të gjerë në Parlament, zbuloi maskimin e këtyre dy personave në 2007 me një raport të titulluar “Të spiunosh për Mullahët”.

Qëllimi i kësaj fushate është rishqyrtimi edhe njëherë i vendeve të palës së tretë dhe në veçanti rishqyrtimi i Qeverisë së Shqipërisë për t’u tërhequr nga vendimi i strehimit të banorëve të Kampit të Libertisë. Pjesë e kësaj fushate është përsëritja dhe shpërndarja e akuzave keqdashëse dhe të pabazuara kundër disidentëve iranianë.

http://iranprobe.com/vevak-entities/iran-interlink-masssoud-khodabandeh-ann-singleton-vevak-hirelings/iranian-intelligence-%E2%80%93-mois-vevak-operatives-at-work-on-albania.html

 

Teksti i plotë i raportit të Komitetit Italian të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut:

 

Komiteti Italian i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

Corso Duca di Genova, 92 - 00121 Roma - Italy - Tel .: (+39) 348,7296708

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Komitetit Italian i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut mbështet qëndrimin e Shqipërisë ndaj disidentëve iranianë, dhe dënon fushatën e demonizimit të Teheranit.

Çështja e disidentëve iranianë që jetojnë në Kampin Liberti, Irak, përbën një çështje të ngutshme humanitare që meriton vëmendjen tonë të menjëhershme. Ata kanë qenë objekt i disa sulmeve vdekjeprurëse nga terroristë të lidhur me regjimin iranian dhe forcat irakiane të sigurisë gjatë pushtetit të kryeministrit Nouri al-Maliki, duke rezultuar në 140 të vrarë dhe në më shumë 1.300 të plagosur. Sulmi i fundit ndaj këtyre refugjatëve të pambrojtur u krye në 29 tetor 2015, ku gjetën vdekjen 24 prej tyre. Në këtë aspekt, përpjekjet e qeverisë shqiptare për të pritur disidentët iranianë meritojnë vlerësim.

Komiteti italian i Helsinkit ka disa vjet që ndjek nga afër gjendjen e refugjatëve iranianë në Irak, anëtarë të Organizatës Popullore të Muhaxhedinëve të Iranit OPMI ose MEK, që është lëvizja kryesore opozitare iraniane. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Italian të Helsinkit ishte pjesë e delegacionit të fundit të personaliteteve të huaja që vizituan Kampin Ashraf, ish-vendbanimin e disidentëve iranianë në Irak në vitin 2008, para marrjes së kontrollit nga qeveria irakiane dhe vendosja me forcë e një rrethimi totalitar të kampit me urdhër të regjimit iranian.

Do të donim të përfitonim nga rasti për të tërhequr vëmendjen në lidhje me pengesat e shpërnguljes së banorëve të kampit Liberti.

Ka pasur një konsensus ndërkombëtar gjithnjë e në rritje në të gjithë Evropën dhe SHBA në lidhje me nevojën për të zhvendosur anëtarët e MEK në përputhje me statusin e tyre si persona nën mbrojte sipas konventave të Gjenevës. Të vetmet subjekte që kanë penguar këto përpjekje gjatë gjithë dekadës që lamë pas kanë qenë regjimi iranian dhe agjentët e tij në Irak.

Teherani dëshiron ta shohë MEK-un të shkatërruar për dy arsye: Nga njëra anë kjo organizatë përfaqëson një opozitë tepër të fortë kundër teokracisësë Teheranit, dhe nga ana tjetër ajo ka qenë mburojë kundër fushatës së Teheranit për të eksportuar fundamentalizmin islamik. Regjimi iranian dëshiron t’i shohë banorët e Kampit Liberti ose të masakruar ose të detyruar që t’i dorëzohen Teheranit.

Komiteti ynë ka vënë re se që nga viti 2011, kur disidentët iranianë ranë dakord për planin e Parlamentit Evropian për t’u zhvendosur në vende të treta, Teherani ka qenë i angazhuar në një fushatë të organizuar dhe të orkestruar për destabilizimin e procesit dhe ka përdorur një sërë mënyrash në përmbushje të këtij qëllimi. Regjimi nuk i ka mbajtur të fshehura synimet e tij për të masakruar disidentët iranianë, madje i ka bërë të njohura publikisht synimet e tij kërcënuese dhe ka vënë në dispozicion burime të konsiderueshme për këtë qëllim ndër vite.

Paralelisht me sulmet ushtarake, regjimi iranian, nëpërmjet agjentëve të tij të zbulimit, ka drejtuar një fushatë propaganduese keqdashëse për të penguar transferimin e disidentëve iranianë në vende të sigurta, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për masakrën e tyre.

Në këtë aspekt, Komiteti Italian i Helsinkit vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare për të pritur një numër të konsiderueshëm të banorëve të Kampit Liberti.. Kjo tregon përkushtimin e duhur të qeverisë dhe popullit shqiptar për të drejtat e njeriut. Sipas pikëpamjes tonë, vendet e Bashkimit Evropian dhe të SHBA duhet të përgëzojnë qëndrimin fisnik të Shqipërisë në këtë çështje emergjente humanitare.

Qëndrimi i Shqipërisë nuk vlerësohet vetëm në aspektin humanitar, por gjithashtu vihet në dukje ndjekja e një politikë të drejtë në krahasim me regjimin iranian, i cili ka numrin më të madh të ekzekutimeve për frymë në të gjithë botën, dhe është financuesi kryesor i terrorizmit si dhe ka qenë përkrahësi kryesor i Bashar al-Assad në masakrimin e civilëve sirianë duke shkaktuar një fluks të refugjatëve në Evropë.

Është vënë re se pas udhëtimit të Sekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kerrit në Shqipëri më 14 shkurt, regjimi iranian ka rritur fushatën e tij propaganduese kundër disidentëve iranianë dhe kundër qeverisë së Shqipërisë.

Anne Singleton dhe Massoud Khodabandeh (të cilët janë agjentë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mullahut, kjo sipas një raporti investigativ të Pentagonit e të bërë publik nga Divizioni i Kërkimeve Federale të Bibliotekës së Kongresit, në dhjetor të vitit 2012,) janë aktivë në këtë fushatë.

Komisioni Parlamentar britanik për Lirinë e Iranit, një komitet ndërpartiak në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar që gëzon mbështetje të gjerë në Parlament, zbuloi maskimin e këtyre dy personave në 2007 me një raport të titulluar “Të spiunosh për Mullahët”.

Qëllimi i kësaj fushate është rishqyrtimi edhe njëherë i vendeve të palës së tretë dhe në veçanti rishqyrtimi i Qeverisë së Shqipërisë për t’u tërhequr nga vendimi i strehimit të banorëve të Kampit të Libertisë. Pjesë e kësaj fushate është përsëritja dhe shpërndarja e akuzave keqdashëse dhe të pabazuara kundër disidentëve iranianë.

Komiteti italian i Helsinkit ka shqyrtuar me kujdes situatën alarmante të të drejtave të njeriut në Iran dhe ka trajtuar çështjen e disidentëve iranianë gjatë tre dekadave të fundit. Duke qenë në brendësi të situatës, Komiteti është në dijeni të këtyre akuzave, dhe i ka shqyrtuar ato me shumë vëmendje. Është krejtësisht e qartë se të gjitha akuzat dhe fushatat diskredituese kundër opozitës iraniane janë të orkestruara nga shërbimit iranian i zbulimit dhe nga agjentët e tij.

MEK përfaqëson forcën më të rëndësishme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran (KKRI). Ajo mbështet Islamin demokratik, anti-fundamentalist. Aktivistët e MEK kanë qenë viktimat kryesore të teokracisë brutale të regjimit iranian dhe rreth 120,000 prej tyre janë ekzekutuar gjatë tre dekadave të fundit. Maryam Rajavi, Presidenti i KKRI, ka hartuar një plan dhjetë-pikësh për të ardhmen e Iranit që përcakton barazi të plotë gjinore, shfuqizimin e dënimit me vdekje, një Iran jo-bërthamor, zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhënies fund të diskriminimit institucional ndaj grave dhe pakicave kombëtare, ekonomi e tregut të lirë, dhe lirinë e shprehjes dhe të organizimit.

 

Gjatë këtyre viteve, Rezistenca iraniane ka dhënë ndihmesën e saj në zbulimin e vendeve dhe aspekteve më të fshehta të projekteve klandestine bërthamore të regjimit iranian, duke rrezikuar seriozisht aktivistët e MEK. Nëse nuk do të ishin këto zbulime, tashmë Teherani do të zotëronte armë bërthamore. Rrjeti i rezistencës iraniane ka qenë gjithashtu i rëndësishëm në bërjen publike të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut nga ana e Teheranit dhe qëndrimin e tij terrorist në mbarë botën.

MEK gëzon mbështetje të gjerë në mesin e Diasporës iraniane. Më shumë se 110,000 njerëz morën pjesë në mbledhjen e fundit të rezistencës iraniane në Paris në qershor 2015.

Në arenën ndërkombëtare, MEK gëzon mbështetjen e një numri të madh anëtarësh në më shumë se 45 legjislatura kombëtare. Këtu përfshihet mbështetja e dy forcave kryesore ku vërehet një shumicë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe dhjetëra senatorë amerikanë. Deklaratat e zyrtarëve më të lartë amerikanë që janë marrë me çështjet e sigurisë kombëtare në katër administratat e fundit, së bashku me komandantët e lartë ushtarakë amerikanë, kanë shprehur mbështetjen e tyre për MEK dhe nevojën për të ndërmarrë hapat e nevojshme në garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë të anëtarëve të saj në Kampin e Libertisë, në Irak . Shumë fitues të çmimit Nobel kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë e këtyre njerëzve.

Share this article

Lajmi i fundit