Massoud Khodabandeh, agjenti iranian paraqitet në një raport të një ish-agjenti special të FBI-së: UPI

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Nga Richard R.Schoeberl, UPI

 7 mars 2013

Spiunët iranianë në mesin tonë

UASHINGTON, 7 mars (UPI) - Një raport i ri i autorizuar nga Pentagoni dhe i bërë publik nga Biblioteka e Kongresit paraqet një vëzhgim frikësues mbi veprimtarinë e Ministrisë së Shërbimeve të Inteligjencës të Iranit pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që ekipi i ri i sigurisë kombëtare i presidentit Barak Obama shqyrton mundësitë e veta për të frenuar dhe për të reduktuar ambiciet bërthamore të Iranit, duhet të theksojmë që para se sanksionet të kenë efektin e duhur , dhe para se të shkrepet një e shtënë e vetme, duket qartë që tashmë ka filluar një luftë inteligjence, agresive dhe e mirë-financuar.

Sipas raportit, objektivat kryesorë të MOIS-it janë grupet e ndryshme të opozitës dhe disidentët që kërkojnë të shkatërrojnë ose të përmbysin regjimin. Këto grupe kanë shkallë të ndryshme ndikimi në Shtetet e Bashkuara, por nga ana tjetër veprimet e tyre konsiderohen të frikshme e të urryera në Teheran.

MOIS është përqendruar në mënyrë të veçantë në demonizimin e Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, e cila përfaqëson zërin kryesor për një Iran demokratik, laik, jo-bërthamor dhe është aktore e rëndësishme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një koalicion i udhëhequr nga Maryam Rajavi .

Raporti prej 64 faqesh i Pentagonit vë në dukje se MOIS e cilëson OPMI si kërcënimin e saj të brendshëm nga më seriozët dhe ka nisur një fushatë të rëndësishme dezinformimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Perëndim dhe është projektuar për të dobësuar mbështetjen politike dhe morale për grupin. Kjo fushatë po ndjek një strategji të re. Ajo pranon realitetin politik se Irani është një shtet i pafuqishëm në Shtetet e Bashkuara, por i pozicionon OPMI dhe disidentët e tjerë si elementët më të këqij.

Kjo strategji synon të mbajë Shtetet e Bashkuara në tryezën e bisedimeve dhe OPMI të mos merret në konsideratë si një alternativë e mundshme politike për ndryshimin e regjimit.

OPMI u vendos një herë në listën e Organizatave të Huaja Terroriste të Departamentit të Shtetit të SH.B.A. me këmbënguljen e Teheranit si një parakusht për negociatat. Me heqjen OPMI nga lista tetorin e kaluar, përpjekjet e MOIS-it janë dyfishuar, pasi ajo po përpiqet të minojë statusin e OPMI si alternativë kryesore në Teheran.

Për shembull, raporti shprehet se "MOIS rekrutoi ish-anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit në Evropë dhe i përdori ata për të nisur një fushatë dezinformimi kundër OPMI."

Mes emrave të përmendur në raport janë Massoud Khodabandeh dhe gruaja e tij britanike, Anne. Raporti i Pentagonit paraqet detaje se si këta dy individë, të lidhur më parë me OPMI, u rekrutuan nga MOIS-i në mes të viteve 1990-të dhe u përdorën si asete kundër opozitës. Çifti ka udhëhequr disa fushata më synim përbaltjen e OPMI.

Raporti vë në dukje faktin e krijimit të faqes së internetit "Iran-Interlink" nga çifti në fjalë ku duket qartë që kanë ndjekur urdhrat e Teheranit. Faqja e internetit paraqet një përmbledhje të paorganizuar artikujsh të marrë nga burime lajmesh kryesore dhe të ndryshuara për t’u përshtatur me historitë e thurura anti-OPMI, ndërsa artikujt të tjerë duken qartë që janë marrë nga burimet e lajmeve të vetë regjimit.

Për shembull, një artikull i shkruar fillimisht nga The Sacramento Bee foli për masakrën tragjike në Kampin Ashraf nga ushtarët irakianë në prill të vitit 2011. Artikulli fillimisht u titullua "Ushtarët e Irakut Vrasin ish Sakramento në Kampin e të dëbuarve të Iranit". Artikulli u ripostua në faqen e internetit ‘Iran-Interlinked’ por me titull të ri "Vajza amerikane me origjinë pakistaneze viktima e fundit e Dhunës së Rajavi Kult (Mojahedin Khalq, MKO, MEK) në Kampin Iraku i Ri, ish-Ashrafi [sic]." Sipas raportit të Pentagonit, ky lloj mashtrimi është tipik i MOIS-it dhe agjentëve të saj.

Në fakt, akuzat kundër OPMI në të gjithë faqen e internetit janë përpiluar fjalë për fjalë nga materialet vetë propaganduese të regjimit. Intervista dhe klipe nga Televizioni Shtetëror i vetë regjimit janë hedhur në të gjithë faqen, pavarësisht nga pretendimi absurd i pronarëve që aludojnë se mbështesin një Iran "demokratik laik".

Jo rastësisht, Anne Khodabandeh u pagua $ 2.378 nga Trita Parsi, një suedez-iranian, i cili u shpërngul në Shtetet e Bashkuara më shumë se një dekadë më parë për të ngritur dyqanin e tij, NIAC, duke promovuar angazhimin me Teheranin dhe duke ndërprerë vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare mbi regjimin. Parsi humbi një rast gjyqësor vitin e kaluar, pasi paditi pa të drejtë një iranian-amerikan që e kishte akuzuar atë se ishte agjent i diktaturës iraniane.

Është koha që Shtetet e Bashkuara t’u përgjigjen sulmeve të bëra nga luftrat e teknologjisë informative. Para së gjithash, agjentët iranianë nuk duhet të lejohen që të abuzojnë me liritë dhe demokracinë në vendin tonë në mënyrë që të minojnë përpjekjet për të vendosur demokracinë në Iran. Këta individë dhe organizatat për të cilat ata veprojnë duhet të çrrënjosen njëherë e mirë.

Duhet të rritet mbështetja për burimet e tjera përkrahëse të SHBA-së për sa i përket të dhënave objektive për t'iu kundërvënë propagandës shtetërore iraniane.

Dhe mbi të gjitha, Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i modelojnë mundësitë e tyre politike duke u bazuar në dezinformimin e regjimit. Bisedimet me Iranin kanë dështuar për dekada të tëra; ndërkohë grupet e përligjura të opozitës janë shfuqizuar e lënë mënjanë dhe Irani ka pasur kohë të mjaftueshme për të marshuar qetësisht drejt kapacitetit të armëve bërthamore.


 

(Richard R. Schoeberl është ish-agjent special i FBI-së me më shumë se 16 vjet eksperiencë në shërbimin e kundërzbulimit, terrorizmit dhe zbatimit të ligjit, me një përvojë që varion nga shërbimi si agjent në terren deri në përgjegjësi drejtuese në pozicione ekzekutive në selinë e FBI-së dhe Qendrën Kombëtare të Kundërterrorizimit. Schoeberl ka pasur edhe detyra të tjera shtesë në FBI si instruktor i certifikuar dhe anëtar i programit të FBI për Armët dhe Taktikat Speciale.).

Share this article

Lajmi i fundit