Irakianët paralajmërojnë agjentin e regjimit iranian Massoud Khodabandeh

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Gazeta e Kuvajtit zbulon Massoud Khodabandeh

Al-Seyassah, Kuvajt

31 janar 2008

(Përkthyer nga një tekst në gjuhën arabe)

Shoqata e Akademikëve dhe Intelektualëve Irakianë i bëri dje thirrje zyrtarëve irakianë që të arrestojnë agjentin e regjimit iranian me emrin Massoud Khodabandeh dhe gruan e tij britanike. Kjo shoqatë theksoi faktin se këta dy persona njihen nga agjencitë perëndimore të inteligjencës në Evropë si agjentë që i shërbejnë organizatave të sigurisë të Iranit.

Në deklaratën e tyre, Shoqata shpjegoi se: Ministria e Inteligjencës e Iranit ka dërguar së fundi në Irak Khodabandehun për të përmbushur misionet e këtij regjimi duke përdorur tituj të rremë. Ky agjent, i cili është vënë në qendër të vëmendjes nga parlamentarët britanikë si i përfshirë në vrasjen dhe torturimin e të burgosurve politikë në Iran, paraqitet si mbrojtës i të "drejtave të njeriut" dhe si "OJQ" dhe takohet me ministrat përkatës të Irakut nën tituj të tillë për t’i informuar ata për qëllimet e regjimit iranian.

Një pjesë e deklaratës shprehet se: Në qershor 2004, kur zoti Win Griffith, deputet britanik, pas presioneve ndërkombëtare mbi regjimin iranian, mundi të vizitojë burgun famëkeq Evin, ku janë torturuar dhe ekzekutuar shumë të burgosur, në raportin e tij mbi këtë vizitë shkroi: “Kur hyra në burgun Evin për herë të parë, u habita kur pashë një grua britanike brenda burgut pranë hetuesve që po priste të takohej me mua. E pyeta për emrin. Ajo u përgjigj: Unë jam Anne Singleton. E kuptova menjëherë arsyen se pse ata kishin sjellë një grua britanike në burgun Evin që të takohet me mua si anëtar i Parlamentit britanik. "

Deklarata gjithashtu theksonte se Massoud Khodabandeh është një agjent i rrezikshëm i regjimit iranian. Ai është koordinator i një pjese të rrjetit të zbulimit të Iranit jashtë vendit. Ai takohet me agjentët e regjimeve të tjerë në Malajzi dhe Singapor dhe ka ardhur në Irak për të njëjtën arsye. Muajin e kaluar, shërbimi i zbulimit Iranian dërgoi një tjetër agjent me emrin Mostafa Mohammadi nga Kanadaja në Irak, i cili aktualisht ndodhet në Irak. Ky agjent vendos kontakte me gazetarët dhe përpiqet t’i vërë ata në shërbim të qëllimeve të regjimit iranian.

Shoqata e Akademikëve dhe Intelektualëve Irakianë paralajmëron gjitha partitë nacionaliste dhe fisnike të Irakut që të angazhohen kundër lëvizjeve të këtyre mercenarëve në vendin tonë të dashur dhe u bën thirrje atyre që të marrin masat e nevojshme për t’i arrestuar dhe dëbuar këta agjentë kriminalë nga Iraku. Ajo gjithashtu kërkon që çdo informacion që lidhet me këta agjentë t’i përcillet forcave amerikane, dhe t’i demaskojë ata personalisht, në mënyrë që kriminelët e tjerë të Njësisë Speciale Quds, të cilët nuk kanë kursyer asnjë krim dhe vepër kriminale kundër popullit të Irakut, të mos guxojnë ta bëjnë Irakun arenë për aktivitetet e tyre.

Share this article

Lajmi i fundit