Iran Probe - Nejat

‘Shoqata Nejat’ strukturë e rëndësishme e sulmeve të Ministrisë së Inteligjencës në Iran
Qëllimi i krijimit të ‘Shoqatës Nejat’
Shoqata Nejat u formua në vitin 2001 nga Ministria e Inteligjencës së Iranit (MOIS) si strukturë e ministrisë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Ministrit të Inteligjencës të asaj kohe Ali Younessi. Qëllimi i krijimit të kësaj dege të MOIS-it ishte përdorimi i familjarëve të anëtarëve të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (OPMI), me anë të forcës apo kërcënimeve, si dhe duke përdorur propaganda dhe luftë psikologjike kundër OPMI në mënyrë që përgatiste terrenin për shkatërrimin e OPMI në kampin Ashraf. E gjithë kjo do të realizohej duke i detyruar ata që të dezertonin nga organizata dhe të shtronte në këtë mënyrë rrugën për sulme ushtarake dhe vrasje makabre.
MOIS-i, që urrehej si brenda Iranit ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar për krimet e që ka kryer, e paraqet Shoqatën Nejat si një organizatë joqeveritare të formuar nga familjarët e OPMI (!) dhe ish-anëtarët e OPMI (!), e gjithë kjo bëhet me qëllim që të mbulojnë krimet e tyre.