Të paktën 883 persona u ekzekutuan në vitin 2022, sipas Amnesty International. Kjo është më shumë se në 5 vitet e fundit.
Helge Limburg e kujton ende mirë 7 janarin. Për përfaqësuesen e të Gjelbërve në Bundestag, ajo ditë ishte “një ditë trishtimi dhe zemërimi”. Ishte dita kur u ekzekutua iraniani Mohammad Mehdi Karimi. Kampioni i karatesë ishte vetëm 22 vjeç kur u “vra”, siç tha Limburg për DW, “pasi që nuk kishte një proces të rregullt ligjor”.
Helge Limburg nuk e njihte personalisht Mohammad Mehdi Karimin, por ajo kujdesej për të riun iranian. Si akt politik, nga solidariteti me lëvizjen demokratike në Iran – dhe mbi të gjitha duke shpresuar se angazhimi i tij do të mund të parandalojë ekzekutimin e Karimit. Pavarësisht distancës dhe përkundër faktit që nuk pati mundësi të fliste kurrë me Karimin në telefon, Limburg raporton se ata kishin krijuar një marrëdhënie personale. “Kisha kontakte të herëpashershme me njerëzit që e rrethonin dhe ndihesha shumë pranë tij. Edhe familja ime ndau emocionet dhe vuajti”, thotë Limburg.
Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Folker Turk, Mohamed Mehdi Karimi është një nga të paktën 209 personat që janë ekzekutuar në Iran këtë vit.Irani është vendi me numrin më të madh të dënimeve me vdekje në botë. Këtë e tregon raporti i fundit i Amnesty International për dënimet me vdekje dhe ekzekutimet në vitin 2022. Vitin e kaluar, të paktën 576 njerëz u vranë në Iran – pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2021.
“Në Iran regjimi ka frikë për humbjen e fuqisë së tij”, analizon Renata Alt. Politikanja liberale (FDP) është kryetare e Komisionit të Bundestagut për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të tërhiqet vëmendja ndaj shumë të burgosurve përmes kujdestarisë politike. Përndryshe, ndoshta edhe më shumë njerëz do të ishin ekzekutuar”, shtoi Alt në një deklaratë me shkrim për DW.
shkurtuar: nga Top Channel