Letra shqiptare

Fqinji i Ashrafit3

Jam Ferik- një nga fqinjët e Ashraf3. Ata jetojnë me ne për 6 vjet, por nuk kam parë asgjë prej tyre përveç dashurisë, miqësisë dhe ndihmës për njerëzit tanë. Unë kam marrë pjesë shumë herë në programet e tyre dhe kam kuptuar se muxhahidët nuk mendojnë për asgjë tjetër veç lirisë së atdheut të tyre nga duart e një diktatori gjakatar. Ata janë distancuar nga familja dhe të dashurit dhe situatat sociale e profesionale dhe ia kanë kushtuar jetën çlirimit të popullit të tyre nga sundimi e diktaturës.

Ndonjëherë media!!! Ose disa person të cilët më parë kanë qenë me Muxhahidin dhe janë dëbuar ose janë larguar nga radhët e luftës për shkak se nuk kanë mundur të përballojnë vështirësitë e luftës kundër një diktatori gjakatar, thonë se muxhahidët mbahen në kampin Ashraf3 me dhunë, ose nuk lejohen Muxhahidët të komunikojnë me familjet e tyre dhe… .

Ne e kemi të qartë se regjimi diktatorial i Iranit i paguan ata që t’i thonë këto gjëra kundër muxhahidëve.
Unë po shoh se çdo ditë një numër i madh i muxhahidëve dalin jashtë kampit për pazar, spital, piknik etj.
Unë kam qenë shumë herë në Ashraf3 për festime dhe raste të tjera, por nuk kam parë gjë tjetër veçse një ndjenjë patriotizmi dhe sakrifice prej tyre. kam parë në muzeun e tyre Të gjitha vuajtjet dhe torturat që kanë pësuar gjatë 45 viteve të sundimit diktatorial i, kam parë librin e dëshmorëve të tyre.

Cili person logjik i beson këto gënjeshtra, ata që kanë duruar kaq shumë burgje, tortura dhe duke qenë larg familjeve të tyre, torturojnë dhe burgosin anëtarët e vet?
A është e mundur të mbahen gjithë këta persone për një kohë kaq të gjatë në një kamp pa gardhe të larta dhe tela me gjemba? Gjatë 6 viteve qindra personalitete Shqiptare, Evropiane dhe Amerikane kanë vizituar Ashraf3in dhe kanë parë nga afër marrëdhëniet e tyre demokratike.
Këto gënjeshtra janë vetëm nga këta mercenarë të qeverisë së Iranit.
Një fjalë e urtë shqiptare thotë:
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
Dashtë Zoti, Muxhahidët së shpejti do të fitojnë mbi diktatoriale të Iranit
Me respekt, Ferik Lika

Exit mobile version