Rreth Nesh

“Iran Probe” është versioni shqiptar i faqes së internetit në gjuhën Farsi, “Iran Efshagar”, e hapur në vitin 2004. Kjo faqe interneti, që poston edhe në gjuhën angleze dhe arabe, drejtohet nga Specialistët dhe Ekspertët e Pavarur Iranianë, në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo shoqëri është një mbështetëse politike e Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, me qëllimin e themelimit të një Irani demokratik, të lirë nga fundamentalizmi fetar.

“Iran Probe” në shqip është një projekt i të drejtave të njeriut, me mision zbulimin e gënjeshtrave të fushatës demonizuese, e udhëhequr nga regjimi iranian kundër opozitës demokratike, që është Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, (PMOI/MEK), në Shqipëri. 

Gjatë transferimit të sigurt dhe humanitar të grupit të pjesëtarëve të MEK-së, nga Iraku në Shqipëri, regjimi iranian mori të gjitha masat dhe pengesat për ta ndërprerë këtë proces, që u përmbyll në shtator të vitit 2016. Synimi i regjimit iranian ishte që të asgjësonte dhe të masakronte plotësisht pjesëtarët e MEK-së, të bllokuar brenda Kampit Liberty, në Irak. Gjatë qëndrimit të tyre në Liberty për 4 vjet e gjysmë, elementet e regjimit iranian e shënjestruan këtë popullsi me lëshimin e pesë sulmeve vdekjeprurëse, me anë të raketave dhe predhave. Qindra njerëz u vranë dhe u plagosën nga këto sulme. 

Transferimi i pjesëtarëve të MEK-së, në Shqipëri, u bë i mundur me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë amerikane. Më 19 janar, ish Sekretari i Shtetit, John Kerry, në fjalët e tij të lamtumirës, u shpreh, “Një nga gjërat për të cilat jam krenar, është përpjekja që bëmë për Mujahedin-e Khalq, ose siç i kemi njohur ndryshe, MEK, duke nxjerrë 3000 prej tyre nga Kampi Liberty dhe duke i dërguar në vende të sigurta, ku jetët e tyre janë të mbrojtura nga sulmet e vazhdueshme.” 

Për shkak të dështimit të asgjësimit të plotë të pjesëtarëve të MEK-së në Irak, regjimi iranian ka hapur faqe të ndryshme interneti në shqip, të menaxhuara nga agjentët dhe elementët e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurimit të Iranit, duke postuar gënjeshtra dhe informacione të rreme, me qëllim demonizimin e MEK-së. Nëpërmjet këtyre përpjekjeve regjimi i mullahëve synon që t’iu bëjë presion dhe t’i torturojë psikologjikisht pjesëtarët e MEK-së. Tehrani iu drejtua këtyre masave në Irak, për të justifikuar dhe legjitimuar sulmet terroriste kundër Kampit Liberty dhe vrasjet e banorëve të tij.

Për këtë qëllim, kjo faqe interneti është një mjet komunikimi, me synim informimin e popullit shqiptar rreth qëllimeve të paligjshme dhe famëkeqe të regjimit iranian në Shqipëri.